Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës, 170 mln euro në total! Hapen 2 tenderë, 32.4 mln euro për zgjerimin nga Kamza në Sukth, nis rehabilitimi i Kombinat-Ndroq-Plepa

Brenda vitit pritet të fillojë zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tendera për Lotin 1 dhe 2 për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, me vlerë 32.4 milionë euro. Tenderi për lotin e parë me vlerë 16.2 milionë euro, parashikon zgjerimin nga mbikalimi i Kamzës deri në Vorë, ndërsa tenderi i lotit të dytë po me vlerë rreth 16.2 milionë euro, nis nga Vora deri në Sukth. Kurse për lotin e 3, nga Sukthi deri në Durrës, tek Nyja e Dajlanit, ende nuk ka një tender të hapur.

Kompanitë do të kenë afat deri më 8 maj për të dorëzuar ofertat e tyre, dhe pas lidhjes së kontratës ato do të kenë në dispozicion 24 muaj për të përfunduar, zgjerimin e autostradës, e cila pritet të ketë gjerësi 35.1 metra 18.6 metra që është aktualisht, pasi do të shtohen nga dy korsi në secilën anë dhe shpejtësia e lejuar parashikohet deri në 140 km në orë.

Ndërsa kostoja totale e zgjerimit të autostradës prej 31 kilometra sipas ARRSH-së do të jetë 170 milionë euro.

Shpesh herë është përfolur se kjo autostradë do të bëhet me pagesë për automjetet, që u përforcua edhe më shumë nga një dokument i ARRSH-së për urat, ku flitet edhe për investimin e Urës së Beshirit, që është përgjatë aksit Ndroq-Plepa, ku citohej që autostrada do kishte një tarifë. Por nga ARRSH-ja u mohua një gjë e tillë.

Paralelisht me këto tendera, një tjetër garë është hapur për rehabilitimin e rrugës së vjetër, Kombinat-Ndroq-Plepa, me fond limit 7.3 milionë euro, dhe pas shpalljes së fituesit duhet të përfundojë projekti për 2 vite. Kjo rrugë që në pjesë të caktuara të saj është e amortizuar, ka fluks automjetesh kryesisht në sezon veror, kur ngarkohet me trafik autostrada Tiranë-Durrës.

Faza 1- 16,229,123

Faza 2- : 16,257,224

Total 32,4 mln euro

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toti: 05/04/2024 08:02

    Aman shyqyr qe u kujtun te rregullojne rrugen e ndroqit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre