Bashkimi Europian nuk do të investohet në politikat e zgjerimit për vendet kandidate. Deklarata e drejtuesit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian Hannes Swoboda u bë gjatë konferencës “Integrimi dhe bashkëpunimi rajonal”, ku vleresoi specifikisht rezultate pozitive të Shqipërisë.
“Nuk do të bëhet shumë në vitet e ardhshme sa i përket zgjerimit kjo do të ndodhë vetëm nëse secili vend bën punën e tij. Nëse përmbushin detyrimet që kanë vendet kandidiate me reformat që kërkon ky proces, atëherë këto vende kanë të drejtë t’i kërkojne BE-së zgjerimin e unionit, si një premtim që u është bërë vendeve përkatëse. Shqipëria duhet vlerësuar pozitivisht në këtë drejtim dhe për punën që po bën”, deklaroi Swoboda.
Ndërkaq zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi theksoi se vendet e Ballkanit duhet të tregohen bashkëpunuese për tu integruar në bashkimin europian.
Bashkimi Evropian i ka sytë nga Shqipëria dhe zhvillimi i saj. Për këtë arsye ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin tha se BE do të japë miliarda euro për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
“Kur ndalemi tek Shqipëria ndalemi tek turizmi dhe tek fakti se sa e pengon infratruktura zhvillimin e këtij sektori. Këtu ka shumë thesare të pazbuluara, për këtë arsye be ka ndërmend të nxisë dhe të japë miliarda euro në këtë drejtim”, deklaroi Vlahutin.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com