TIRANE- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të prishë 20 objekte, në rrugën e Elbasanit, pasi duke filluar nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja e deri në Sauk do të ndërtohet një rrugë dytësore. Sot fadromat e INUK, kanë ekzekutuar vendimin për prishjen e një objekti njëkatësh pa leje.
Zyhdi Dajti, kreu i INUK, shpjegon detajet e këtij aksioni.
“Sot po prishim një objekt pa leje 1-katësh. Janë 20 objekte që prekin projektin e ndërtimit të kësaj rruge. Ne do të vijojmë aksionin. Do prishet çdo objekt që prek ndërtimin e rrugës. Objektet me leje do të shpronësohen”, tha kreu i INUK, Zyhdi Dajti.
Sipas Dajtit, pronarët e këtyre objekteve janë lajmëruar që më parë dhe nuk kanë pasur kundërshtime në prishjen e objekteve pa leje, ndërsa ata me letra do të dëmshpërblehen sipas ligjit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO