Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës.
Krahas pamjeve, ARRSH shkruan se punimet në Fazën III po vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve.
Po ashtu në njoftim theksohet se në kantier po punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht, përfshi ndërtimin e nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit.
Në përfundim të njoftimit, ARRSH nënvizon se zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore kombëtare, që ka për qëllim rritjen e kapacitetit të këtij aksi dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.
Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:
Tiranë–Durrës Faza III
Punimet për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III, vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres të ndjeshëm dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve.
Në kantier punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht:
Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit
Punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.
Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore kombëtare, që synon:
Rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë–Durrës
Përmirësimin e sigurisë rrugore
Lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e problematikave në një prej akseve më të ngarkuara të vendit.










Komente
Komento