Shërbimi i Imazherisë në Spitalin Universitar “Shefqet NdroqiTiranë ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh diagnostikuese, duke kombinuar teknologjinë bashkëkohore me profesionalizmin e stafit

Në një postim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shefja e shërbimit të Imazherisë, Ermira Hysa thotë se në këtë shërbim realizohen radiologjia konvencionale përmes aparatit të radiografisë digjitale, të gjitha llojet e ekzaminimeve ekografike, si dhe ekzaminimet skanerike.

“Ne disponojmë dy aparatura të skanerit, të cilat mundësojnë realizimin e këtyre ekzaminimeve. Së shpejti, shërbimi ynë do të pajiset edhe me rezonancë magnetike, duke zgjeruar kështu mundësitë tona për një diagnostikim më të plotë dhe më të saktë”, thotë Hyka.

Sipas Hysës, në shërbim realizohen shintigrafia e tiroides, shintigrafia pulmonare, shintigrafia renale dhe shintigrafia e skeletit.