9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë në gjithë Shqipërinë do të ofrojnë trajtim më pranë pacientëve.
Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale nga spitali i Elbasanit ku kimioterapia është trajtim që ofrohet. Sipas ministrisë, zgjerimi i aksesit do të ulë edhe fluksin te ‘Onkologjiku’ në Tiranë.
“Mirëmëngjes nga Spitali Rajonal Elbasan, ku shërbimi i kimioterapisë vijon çdo ditë për t’u ofruar pacientëve me sëmundje tumorale trajtim të specializuar sa më pranë vendbanimit të tyre. Së shpejti, 9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë do të jenë në funksion në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar aksesin në trajtim, duke e afruar shërbimin me pacientët dhe duke ulur fluksin në spitalin onkologjik në Tiranë”, thotë njoftimi.











Komente
Komento