Shpallen anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS, rizgjidhet Vangjush Dako e Qazim Sejdini! Gratë përbëjnë 45.2% (Emrat)

Kongresi i PS ka zgjedhur anëtarët e ri të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3% ose ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë. Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare, një nga kërkesat kryesore që u theksuar me zë të fortë nga të gjithë në të 3 ditët e kongresit.

Mes 135 delegatëve të zgjedhur janë rikonfirmuar edhe emrat e Vangjush Dakos në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan. Edhe pse ata nuk u rikandiduan në zgjedhjet lokale si kryebashkiakë të Durrësit dhe Elbasanit, mundën të siguronin votat për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë së PS për 2020. Ndërsa mes delegatëve në Tiranë janë dhe numri i dy i bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku dhe ish ambasadori shqiptar në Ankara, Genti Gazheli, Sonila Qato dhe Artan Lame.

Edhe Afrim Qendro, ish kreu i ARRSH  i përfshirë në aferën e Unazës së Re do të jetë anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste për të përfaqësuar Vlorën. Mes emrave që nuk do të jenë anëtarë të Asamblesë së PS janë dhe Sadri Vorpsi dhe Elona Gjebrea.

Votimi për zgjedhjen e delegatëve socialistë në të gjithë vendin, u zhvillua të shtunën në ditën e 2-të të Kongresit të PS, ku kryeministri Rama kërkoi një mandat të tretë me 800 mijë vota, ndërsa u bëri thirrje socialistëve të forcojnë lidhjen e tyre me qytetarët.

( Kliko këtu ) Lista e plotë

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipëria ime e dashur në dorën e kujt ke ngelur..: 01/03/2020 23:33

    Dako, SEJDINI... Tani ju mungon vetëm Gaxhai, dhe Zani Caushi dhe kompletoheni mirë fare.. Mjerë SHQIPËRIA MUT PS KAK PD ROBQIRLLËK LSI & COMPANY

    Përgjigju
  • kujtim lika: 01/03/2020 21:31

    Antari me i doditur i zgjedhur eshte ai i Konispolit,RAMIZ HUSI,ky kameleonom qe vodhia sa deshi si Drejtore i hipotekes,beri Hotelin pa lek, tek kanali Cukes,tani ka tre legjistaciome si Nenkryetare Bashkie.Ky njeri pa personalitet,hajdute,servil, qe nuk e do njeri ta shikoj me sy,ju e vleresoni akoma.Turpe per PS qe vazhdon te mirret me kete njeri,pa vjera dhe pa personalitet.

    Përgjigju
  • Vlora: 01/03/2020 16:27

    Delegat me te rendomte se Vlora nuk besoj te kete;Pranvera hajdutja,ne tatimet e Vlores duhej te ishte ne burg.Albana kryehajdutja e arsimit.Pa folur pastaj Zarja,Bruna,Ardi Skenderaj.Do ta shikoni sa vota do merrni?Pak personalitete ka Vlora ,para ketyre???????????

    Përgjigju
  • Arta Burri: 01/03/2020 16:18

    Vlora ka zgjedhur delegatet me te denje me Zaren qe eshte si shpirt moj ja marsha

    Përgjigju
  • Renatua i Tofikut: 01/03/2020 15:53

    Hajde me kemben e mbar dele gatve

    Përgjigju
  • Ehengxhiu: 01/03/2020 15:02

    No Dako, no party!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje