Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj

Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj

Nikitas Kaklamanis

Nikitas Kaklamanis u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Greqisë me 247 vota. Shumica në Kuvend me 247 deputetë mbështeti kandidaturën e Nikitas Kaklamanis, sipas mediave greke.

PASOK, SYRIZA, Hellenic Solution, spartanët dhe shumica e deputetëve të pavarur votuan pro kandidaturës së Nikitas Kaklamanis .

Nga ana tjetër, Niki, E Majta e Re dhe Pleussi Eleftherias u deklaruan “të pranishëm”.  Në votim munguan Dimitris Natsios, Rallia Christidou dhe Nikos Vrettos.

Nikitas Kaklamanis u propozua për postin më të lartë parlamentar nga kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, pas dorëheqjes së Kostas Tasoulas, i cili do të jetë kandidat për President të Republikës. 

Ai menjëherë pas shpalljes së rezultatit, mori fjalën dhe ndër të tjera tha se zgjedhja e tij në postin e lartë parlamentar shënon edhe fundin e maratonës personale politike që filloi në vitin 1990 kur ai u zgjodh për herë të parë si deputet. 

"Është një gëzim, nder dhe përgjegjësi e madhe", tha ai në fjalimin e tij të parë.  

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA