TIRANË -Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sokol Binaj (kryetari i ri), Anila Leka, Edlira Petri, Enton Dhimitri, Arta Marku, Etjen Kapo dhe Klodiana Mema do të jetë 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022. Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sokol Binaj si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short.

KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e nevojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme

Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli.

Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Emrat e zgjedhur dhe ato zëvendësues

Gjykata Kushtetuese:

Anëtarë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska! Altin Binaj, zëvendësues

Gjykata e Lartë:

Sokol Binaj anëtar, Sandër Simoni zëvendësues

Prokuroria e Përgjithshme:

Anila Leka anëtare, Thoma Jano zëvendësues

Gjykatat e Apelit:

Edlira Petri dhe Enton Dhimitri anëtarë, Ridvan Hado zëvendësues.

Prokuroritë e Apelit:

Arta Marku dhe Etjen Kapo anëtarë, zëvendësues Genti Xholi  

Gjykatat Administrative:

Klodiana Mema anëtare,  Erarbër Madhi zëvendësues

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Shorti në KED, Meta: Transparent! Të përmbushin detyrën në bazë të Kushtetutës

1637961317_ilirmeta.jpeg

Paraditën e sotme në Presidencë u hodh shorti për anëtarët e rinj të KED. Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shprehet se shorti i zhvilluar ishte transparent.

 “Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan Meta.

Ora 11:53
Kompletohet KED, zgjidhet edhe përfaqësuesi i fundit

1638526624_Screenshot1.jpg

Kompletohet KED. Klodiana Mema do të jetë anëtarja e 9 në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Gjykatave Administrative. Anëtari zëvendësues është Erarbër Madhi.

Ora 11:45
Përcaktohen emrat e prokurorive të apelit në KED

1638528138_z.jpeg

Arta Marku zgjidhet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i prokurorive të Apelit. Anëtari tjetër i këtij institucioni është Etjen Kapo. Ndërsa anëtari zëvendësues është Genti Xholi.

Ora 11:38
2 gjyqtarët e apelit që zgjidhen në KED, ja emri zëvendësues

1638527922_Screenshot5.jpg

23 ishin kandidatët e gjykatave të Apelit në vend të cilët plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022, nga të cilët u zgjodhën 2.

Edlira Petri dhe Enton Dhimitri janë anëtarët, ndërsa Ridvan Hado është zëvendësuesi.

Ora 11:30
Anila Leka, anëtare e KED si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme

1638526600_GOGLA.jpg

Nga 9 kandidatë të Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka është përzgjedhur nga goglat si anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Thoma Jano është anëtari zëvendësues i këtij institucioni.

Ora 11:22
Sokol Binaj, kryetari i ri i KED për vitin 2022, ja emri zëvendësues

1638526682_Screenshot3.jpg

Nga 9 kandidatë të Gjykatës së Lartë shorti ka përzgjedhur  z. Sokol Binaj si anjëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED.

Ndërkohë që Sandër Simoni është anëtari zëvendësues.

Ora 11:17
KED e re, goglat zgjedhin 2 emrat përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese (EMRAT)

1638526624_Screenshot1.jpg

Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska zgjidhen përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërsa anëtari zëvendës i Kushtetueses në KED është zgjedhur Altin Binaj.