Zgjidhet urgjenca/ Funksionale vetëm për 1 ditë, Gjykata e Lartë i hap rrugë 4 ekstradimeve

Zgjidhet urgjenca/ Funksionale vetëm për 1 ditë, Gjykata e Lartë i hap rrugë 4 ekstradimeve

TIRANE-Gjykata e Lartë me një trupë provizore vendosi që t'u thotë 'Po' ekstradimeve të Hajri Seferit, Robens Berberit, Besnik Lekës dhe Valentina Dushkut.  Trupa e Gjykatës së Lartë u plotësua përkohësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vetëm për cështjen e ekstradimeve.

Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy kolegët e tij të Apelit, Albana Boksi dhe Sokol Binaj vendosën rrëzimin e rekursit të të pandehurve duke i hapur rrugë ekstradimeve të katër personave që kanë llogaritë e hapura në vende të tjera.  Tashmë do të jetë ministra e Drejtësisë që do të marrë vendimin përfundimtar.

Pas kolapsit ku ndodhet Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri duke caktuar dy gjyqtarët Boksi dhe Binaj me mision vetëm për katër çështjet e ekstradimeve, ndërsa tashmë që këta të fundit janë rikthyer në detyrat e tyre në Gjykatën e Apelit, ky institucion mbetet sërish me vetëm një anëtar dhe jashtë funksionit, ashtu si Kushtetuesja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille