Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha

Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha

Çdo javë, ditë dhe çdo orë që kalon, SPAK, me indiferencën dhe mosveprimin e tij, mbështet alibinë e Sali Berishës se, dosja e amerikanëve për të dhe Familjen tij, është sipas tij një sajesë, një konspiracion sorosian, hakmarrje për qëndrimet e tij kundër ndarjes së Kosovës etj.

Jo vetëm kaq, por SPAK, me qasjen shpërfillëse ndaj dosjes së ‘listës së zezë’, po merr një qafë edhe Lulzim Bashën, të cilin Sali Berisha e akuzon si pjesë e komplotit kundër tij, dhe mbi këtë akuzë ka nisur edhe aksionin për shkarkimin e tij.

Heshtja e SPAK është një konfirmim i alibisë së ‘mungesës së pronave’.

E vërteta është e kundërta.

Është e sigurtë dhe koha do ta tregojë shumë shpejt se, vendimi i SHBA për të shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij non grata, mbështetet mbi një grup provash dhe faktesh përvëluese, të cilat konfirmojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen e Sali Berishës, dhëndrit, Argitës dhe Shkëlzenit në korrupsion madhor, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, në pastrim parash, falsifikime, skema klienteliste etj.

Nuk është korrupsion aq i sofistikuar. Është korrupsion i përmasave të frikshme, i shtrirë në kohë, i paskrupullt, në disa raste vulgar dhe i dhunshëm.

Me një pjesë të provave është njohur edhe Lulzim Basha mesditën e 30 qershorit nga Philip Reeker. Dhe është llahtarisur.

Për të gjithë ata që kanë ende dyshime se DASH mund të sajojë një dosje, të arsyetonë mbi këto 7 prova.

-Ku i mori paratë dhëndri i Berishës për ngritjen e 20 kullave në mes të Tiranës? Kredi, jo. Cash, jo. Kursime, jo. Ku i gjeti?

-Si arriti të bëhej pronar me 35-50 % i 20 kullave, duke qenë trashëgimtar i vetëm 144 m2 tokë?!

-Kush e vuri në rresht shtetin për të kaluar ish Klubin Partizani në emër të dhëndrit?

-Me çfarë parash i paguan Shkëlzeni këstet e kredisë 1.8 milionë euro që ka marrë në fund të vitit 2018 për blerjen e disa tokave dhe magazinave në Gërdec? Si e përballon?

-Si del me fitim 180 mijë USD në vit pa asnjë punëtor, pa blerje, shitje, pa lëvizje?! Si del pa bërë asgjë?

-Pse të gjithë i telefonuan Shkëlzenit sapo shpërtheu Gërdeci?

-Biznesmenët që u kanë dhënë qindra mijëra euro Argitës dhe Shkëlzenit gjoja për konsulencë, pse kanë marrë më pas licenca, prona, leje dhe kontrata me firmën e Berishës, babait të tyre kryeministër?

A nuk është kjo vjedhje e pasurive publike duke përdorur pushtetin?! A nuk është kjo një taksë korrupsioni?!

Ja pra që aksioni i Berishës për të shpëtuar PD-në është një lëvizje për të shpëtuar veten dhe Familjen.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kolin: 20/09/2021 05:19

    Ne Belgjik eshte rritur 2.8%,pra duhet qujtur nje rritje e mire,eshte i gjithe globi ne krize,duhet llogaritur gjithça,pamvarisht qe kerkesat per rritjen e rrogave jan te vashdueshme ne çdo skaje te Botes:

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen