Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës konsiderohet si element i rëndësishëm në strategjinë për zhvillimin ekonomik. Ndërkohë parashikohen nisma për të nxitur projekte strategjike për ndërtimin e një aksi të rëndësishëm ndërkombëtar që lidh një port në bregun shqiptar të Detit Adriatik (Mesdheun) me Detin e Zi, përmes lidhjes rrugore, hekurudhore, energjetike dhe të telekomunikacionit.
Po ashtu do të shihen mundësitë për të nxitur projekte për ndërtimin e një korridori të rëndësishëm rrugor, hekurudhor dhe energjetik veri-jug në Shqipëri, i cili do të lidhë Europën Qendrore me jugun e gadishullit ballkanik përmes Shqipërisë, duke përshkruar vijën bregdetare shqiptare. Ndaj dhe parashikohet që të ndërthuren elementët kryesorë të fuqisë ekonomike duke u përqendruar në sektorët strategjikë të energjisë, manifakturës, turizmit, shërbimeve, bujqësisë dhe industries“Pavarësisht burimeve të shumta natyrore të tokës, nëntokës dhe mbitokës, prioritet i zhvillimit mbetet një ekonomi e mbështetur tek njerëzit”, thuhet në strategji.
Ndërsa shtohet se për të lidhur strategjinë e zhvillimit ekonomik afatgjatë duhen reformat në fushën e arsimit, inovacionit dhe të kërkimit shkencor. Ndërkohë që për të arritur një zhvillim ekonomik parashikohet përmirësimi i aftësisë konkurruese të Shqipërisë nëpërmjet një ekonomie inovative të bazuar në përfshirjen, zhvillimin dhe promovimin e kapaciteteve njerëzore dhe talentit shqiptar.
Për këtë duhet krijuar një mjedis i favorshëm për biznesin dhe rritjes së avantazheve krahasuese për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe për nxitjen e investimeve të brendshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com