Zgjodhi Paris SG, Xavi i zhgënjyer nga Dembele: Bëmë gjithçka që të ishte i lumtur te Barcelona

Zgjodhi Paris SG, Xavi i zhgënjyer nga Dembele: Bëmë gjithçka që të ishte i lumtur te Barcelona

Dembele dhe Xavi Hernandes

Ousmane Dembele do kompletojë kalimin te Paris SG deri në fund të kësaj jave. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës Xavi, i cili ka shtuar se ka mbetur i zhgënjyer nga lojtari.

Pas ndeshjes të fituar 1-0 kundër Milanit trajneri spanjoll konkretisht për këtë çështje është shprehur: “Ne nuk mundemi dhe nuk duam të ndalojmë lojtarët që duan të largohen. Kam folur me Dembele-n dhe kam kuptuar se nuk mund të konkurojmë me Paris SG, pasi është një ofertë totalisht jashtë realitetit të merkatos. Më ka dhimbur vendimi i lojtarit për t’u larguar sepse kemi bërë gjithçka që Dembele të jetë i lumtur këtu. E kam pyetur përse dëshiron të largohet, por nuk kam marrë një përgjigjje të saktë për këtë. Gjithsesi lojtarët ikin, por Barcelona është gjëja më e rëndëishme që mbetet.”

Nuk dihet ende saktësisht shifra që Paris SG po paguan për të marrë 26-vjeçarin, por Dembele kishte një kluazolë me Barcelonën që e lejonte të largohej deri më 31 korrik për 50 milionë euro. Pas kësaj date shifra shkon në 100 milionë euro, teksa Dembele kishte edhe një vit kontratë me katalanasit.

Kjo blerje e Dembele-s mbyll çdo derë që Kylian Mbappe të jetë pjesë e Paris SG sezonin që do nisë. Të paktën ai nuk do zbresë më në fushën e lojës me këtë fanellë. Pasi nuk u mor për fazën përgatitore Mbappe është fshirë edhe nga faqja zyrtare e Paris SG. Një hakmarrje e klubit francez për sulmuesin, i cili ka edhe 1 vit kontratë të mbetur dhe zgjodhi të mos rinovonte.

Palët kanë arritur deri aty sa të kërcëojnë njëri-tjetrin me padi, ndërsa sipas të gjitha gjasave Mbappe sezonin e ardhshëm do jetë te Real Madrid.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në metronë e Londrës, vdes 13 vjeçari, 4 të tjerë në spital

Sulmi në metronë e Londrës, vdes 13 vjeçari, 4 të tjerë në spital