"Zgjohesha natën pa frymë", Argjira Spanca tregon problemet shëndetësore

Moderatorja e njohur e "He/She's on top", Argjira Spanca ka hasur probleme shëndëtësore në mushkëri dhe tregon se ka patur netë kur zgjohej pa frymë fare.

Ajo u shpreh se ka patur disa probleme me mushkëritë dhe pas trajtimit për tu përmirësuar ka zbuluar dhe probleme të tjera të cilat kanë ardhur si pasojë e neglizhencës nga ana e saj. Prezantuesja ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa nga shqetësimët që ka patur gjatë kësaj periudhe dhe shkakun por momentalisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkërit për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes. Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na iMntereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdesuni për veten sa të mos jetë vonë”, ka thënë ajo. 

 

Në muajt e fundit  Argjira është komentuar shpesh për lidhjen e saj me balerinin Graciano Tagani me të cilin bashkëjeton prej disa vitesh. Ata kanë shprehur disa javë më parë se hapi tjetër në lidhjen e tyre do të jetë fëmija.

Çifti e ka mbajtur sekret nëse ky është një plan për të ardhmen e afërt apo të largët duke bërë kuriozë kështu edhe ndjekësit e tyre.  Të dy e kanë pranuar publikisht se një nga dëshirat e tyre më të mëdha është të bëhën prindër.

“Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

Argjira dhe Grciano

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë