Në një dalje për media, pasi mbaroi fjalën në Komisionin e Ligjeve, Zguri deklaroi se nuk ka pasur asnjë ankimim nga PS për vendimin e KQZ në lidhje me mandatin e Kapllanajt. Kreu i KQZ theksoi se fakti që nuk ka ankimim do të thoë se vendimi është pranuar.
VIDEO/ Reagimi i Klement Zgurit, pas kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij
“Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin që mori KQZ në raport me mandatin e kryebashkiakut Kapllanaj. Kolegji zgjedhor dhe Gjykata Administrative, dy institucionet ku mund të ankimohen vendimet e KQZ. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se ai vendim pranohet. Gjithçka është publike dhe mund të verifikohet”, tha Zguri.
d.c./shqiptarja.com