4 anëtarët e PS-së me pushime, dështon mbledhja e KQZ-së për 13 Tetorin, LSI: Do të regjistrohemi të hënën

TIRANË-Dështon mbledhja e KQZ-së që u thirr sot në orën 10:00 pas kërkesës së aleatëve të Lulzim Bashës për të nisur procedurat për dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Katër anëtarët e zgjedhur nga shumica parlamentare nuk ishin në mbledhje, ndërsa Zguri theksoi se n/kryetari dhe anëtarët kanë deklaruar se janë me leje. Për mungesë të kuorumit mbledhja dështoi.  

"Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi" tha Zguri.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka akuzoi se mungesa është e qëllimtë dhe politike. Ai tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit."Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore" tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka.

Më herët në një intervistë për Report Tv, anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi tha se 30 qershori është një kapitull i mbyllur dhe se 13 tetori nuk është një datë zgjedhjesh, por ditë zyrtare pushimi. Mbledhja e KQZ u thirr dje nga Zguri, pasi aleatët e Bashës i dërguan një letër që mban firmën e Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit.

Prononcimi i plotë i përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Muharrem Caka
Jemi paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e zgjedhjeve të datës 13 tetor 2019. Në respekt edhe të dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, numër 11/211 datë 27.06.2019, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, me anën e të cilit është caktuar data 13 tetor 2019 si data e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe në përputhje me afatin e parashikuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor, me kërkesën e datës 2 gusht 2019. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, së bashku me Partinë Republikane dhe Agrare Ambientaliste të Republikës së Shqipërisë, kanë paraqitur kërkesën pranë KQZ-së, me objekt fillimin e procedurave për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 13 tetor 2019.

Siç e kemi sqaruar edhe në kërkesën e paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton e qartë, por edhe e mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, se procesi i zhvilluar më datë 30 qershor nuk konsiderohet si proces i rregullt zgjedhor, pasi me dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, numër 111/99, datë 10 qershor 2019, data 30 qershor 2019 është shfuqizuar si datë zgjedhjesh.

Nga ana tjetër ashtu siç e theksoi edhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, por siç e ka theksuar në vijimësi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mathew Palmer, risjellim në vëmendjen tuaj se është vetëm Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ajo e cila mund të shprehet mbi përputhshmërinë e dekretit të Presidentit me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.  Rrjedhimisht dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka fuqinë ligjore dhe kushtetuese mbi palët të cilave u drejtohet dhe është i detyrueshëm për zbatim.

Në nenin 13 pika 4 të Kodit Zgjedhor parashikohet se përpara fillimit të detyrës, anëtari i zgjedhur i KQZ-së kryen betimin përpara Kuvendit, në një ceremoni publike dhe në formulën e betimit deklaron: “Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e forcave të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritetin dhe fshehtësinë e votës. Do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i KQZ-së dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj.”

Mungesa e 4 anëtarëve të Partisë Socialiste sot është për ju e qëllimtë apo vërtetë janë me leje të zakonshme?
Patjetër që është e qëllimtë. Është me orientim të qartë politik. “A janë të bindur anëtarët e KQZ-së se e kanë përmbushur këtë detyrim solemn për të cilin jane betuar përpara organit përfaqësues të shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë? A janë angazhuar  anëtarët e KQZ-së për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, siç janë betuar përpara Kuvendit?”

A do të sillni një kërkesë për regjistrimin në zgjedhje?  Të hënën  skadon afati nëse flasim për 13 tetorin...
Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë është në fuqi dhe ne do respektojmë të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor.

A do ta sillni kërkesën për regjistrim?
Patjetër, këtë ju thashë. Ne kemi bërë kërkesë për fillimin e procedurave nga KQZ-ja. Kodi Zgjedhor parashikon qartë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në respekt të dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka detyrimin të nisë procedurat. Dhe së pari duhet të merrte në konsideratë kërkesën tonë për fillimin e procedurave.

Nëse nuk ndodh do të shkoni në Kolegjin Zgjedhor? Cili do të jetë hapi i radhës?
Do të ndërmarrim të gjithë hapat ligjorë që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Zgjedhor në fuqi.

A keni një shpjegim pse kolegët tuaj të Partisë Demokratike nuk u janë bashkuar 3 aleatëve të tjerë, së bashku me ju, kërkesës?
Ne kemi paraqitur një kërkesë në datën 2 gusht, kërkesa është firmosur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane e Shqipërisë. Për më shumë mund të pyesni kolegët e opozitës së bashkuar. Ftojmë anëtarët e KQZ-së që të respektojnë detyrimet e tyre, në respekt edhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, edhe të Kodit Zgjedhor.

Leja vjetore nuk është një e drejtë?
Po, por ka të tjera prioritete. Prevalon Kushtetuta mbi Kodin e Punës, prevalon betimi i tyre lejen vjetore dhe çfarëdo lloj leje. Faleminderit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 03/08/2019 15:04

    Zoti Zguri!populli ka nje shprehje, ato maja rripa rripa nje here ma hype nje here ta hypa!ishe ti qe hape rrugen e bojkotit ne KQZ,tani e kane radhen keto qe jane me pushime, mos u merzit se zgjedhje me 13 Tetor nuk ka zgjedhje te dekretuar nga nje president hajdut me ze e figure zoti Zguri.

    Përgjigju
  • robi: 03/08/2019 13:23

    Marangozi i Shijakut me kurs tremujor te plepave per jurist, militanti i thekur i pd leshelise, u be kryetari i KQZ, i ka ardhur fundi botës, njeriu me pa nivel, intelekti zero, karizma zero, ka nivel sa nje brigadier ne Karroqerre

    Përgjigju
  • Haruni: 03/08/2019 12:29

    Rilindasit po VEPROJNE mbas planit tim ZGJEDHJET DO BOHEN SHPRESOJME I LUTEMI ZOTIT PER BOJKOT DHE OPOZITA E BASHKUAR MULTI PARTJAKE TE SHKOJE PA FERRA NEPER KEMBE NE ZGJEDHJET E 13 TETORIT DHE TE REFERENDUMIT MBARE POPULLORE ME FITOREN E PA DIKUTUESHME TE OPOZITES SE BASHKUAR

    Përgjigju
  • robi: 03/08/2019 11:20

    O plako Leshilikes ka vdekur, mos u lodh kot. Më 10gusht kremtohet të 40 tat e leshitdhise në Haremin Veror të Jales nga Nafije Dybeku Baxhelles.

    Përgjigju
  • Haha: 03/08/2019 11:20

    Tallje by... me lolon e KQZ -se Zgurin e atyre ju sherben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja