Sipas tij, është e pamundur të menaxhohet situata e fluksit, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Kreu i këtij institucioni u ankuan dhe për furgonët, kur tha se janë në ero mundësi, pasi kanë vetëm dy furgonë dhe dy makina të vogla që janë të vitit 1994.
“Fondet për KQZ janë të kënaqshme, falënderoj Ministrinë e Financave. Fondi total 128 milionë lekë për KQZ në 2018. Nuk kemi kërkuar fonde shtesë. Duam logjistikë: magazinë për materialet. Na ka ndihmuar Ministria e Mbrojtjes. Na duhen dy kate shtesë në institucion. Rreth 500 m katror shtesë në KQZ. Është e pamundur të menaxhohet fluksi i personave, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Jemi në zero mundësi, furgonët i kemi të vitit 1994, ngelen në rrugë, gjithë Repubika ka dy furgona dhe dy makina të vogla. Nuk marrim dot lejet dhe taksat ngaqë janë të vjetra”, tha Zguri.
Fino: Kërkesat e Zguros mund të bëhen, janë kërkesa minimale. Por edhe nëse nuk bëhen, nuk cenohet absolutisht autoriteti i institucionit, le ta thotë këtu kryetari. Magazinë mund të gjeni për dokumentet.
d.c./shqiptarja.com