Zguri: Votim elektronik zgjedhjet
e ardhshme, koha e mjaftueshme

Zguri: Votim elektronik zgjedhjet<br />e ardhshme, koha e mjaftueshme
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri deklaron se zgjedhjet e ardhshme, ato vendore të 2019-ës, mund të zhvillohen elektronikisht. 

I ftuar në studion e Report Tv, Zguri u shpreh se nëse ka dakordësi nga forcat politike, koha është e nevojshme për implementimin e votimit elektronik. 

"Nëse ka vendimmarrrje për përfshirje e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, për mua vlen dhe ka kohë për implementim.

Klasa politike të gjejë gjuhën e përbashkët dhe nëse gjykon se votimi e numërimi elektronik garantojnë zgjedhjet, e ritheksoj koha është e mjaftueshme
", u shpreh Zguri. 

Kreu i KQZ, iu referua edhe marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës e cila sipas tij rriti besimim e zgjedhjeve. Kjo ishte edhe arsyeja, tha Zguri se pse nuk pati asnjë ankimim në Kolegjin Zgjedhor për procesin zgjedhor.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor
Kryetari i KQZ, Klement Zguri i mëshoi sërish idesë së ndryshimit të Kodit Zgjedhor me qëllim garantimin e procesit elektoral.

Zguri kërkoi ashpërsim të masave kundër shitblerjes së votave dhe inkrimimit të zgjedhjeve. 

"Shitblerja e votave është një fenomen mjaft negativ. Janë 2-3 elementë, dekriminalizimi p.sh, duhet të ndalojë prurjet e asaj kategorie njerëzish me probleme ligjore, se të tillë elementë përdoren edhe gjatë fushatës zgjedhore. Kjo sigurisht që nuk i bën mirë procesit zgjedhor", tha Zguri. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr