Reprot Tv bëri publik këta tre emra ditë më parë ndërsa tashmë pas zyrtarizimit emrat e tyre i janë përcjell zyrtarisht dhe Parlamentit. Në faksimilen e siguruar nga Report Tv, shkruhet se më 19 dhjetor 2017 Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit njofton Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjoncaj për seancën dëgjimore që do të mbahet me këta kandidat.
Këshilli i lartë i prokurorisë është hallka e fundit e paplotësuar nga institucionet e reja të drejtësisë, ku më pas do ti hapet rruga vettingut dhe ngritjes së institucioneve si byroja kombëtare e hetimit apo gjykata speciale antikorrupsion njohur si SPAK. Mos ngritja e KLP-së u bë pjesë e debatit publik dhe politik dhe në mbarimin e mandatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi KLP nëse do të ishte ngritur do kish propozuar emrat për kryeprokurorin e ri.
Vetëm një ditë më parë Llalla u zëvëndësua me kryeprokuroren e përkohshme zonjën Arta Marku e cila do të ushtrojë funksionet e saj deri në krijimin e KLP-s dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri sipas Kushtetutës ku institucion kryesor është KLP-ja njohur si Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Tre kandidatët e Shoqërisë Civile:
Alfred Balla
Andi Murataj
Entela Hoxha
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








