Zhduken 100 monumente
nga inventari i trashëgimisë

Zhduken 100 monumente<br />nga inventari i trashëgimisë<br>
Mbi 100 monumente prej atyre që janë të regjistruara në listën e inventarit të Pasurive Kulturore rezultojnë të zhdukura. Kjo është shifra që ka deklaruar vet Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë promovimit të kursit për trajnimin në trashëgiminë kulturore.

Në vitin 2015 ne konstatojmë se në 25 vite inventari i pasurive kulturore të humbte mbi 100 objekte të cilat nuk rezultonin më mbi hartën e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Kumbaro.

E pyetur nga Report TV se cilat janë objektet e zhdukura, Ministrja Kumbaro përmendi disa prej tyre

“Është një proces që ka vazhduar me dekada, por asnjëherë nuk ishte bërë verifikimi që këto lista që pasuroheshin. Kur ne bëmë këtë kontroll fizik objekt më objekt  më të gjithë territorin ku për dy vjet e krehëm të gjithë territorin me specialistët tanë, konstatuam mospërputhje të disa objekteve të cilat ishin zhdukur. Mbaj mend në listën e monumenteve quhej Mulliri i Nivicës, por ndërkohë shkuam në  territor dhe  atë mulli nuk e gjetëm, por gjetëm shtatë të tjerë që nuk figuronin fare. Ose objekte banesa që figuronin në listë por nuk figuronin më, në vend të tyre figuronte pallat. Ose për shembull xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë ose kisha e Karavastas.”, tha Kumbaro.

Specialisti i restaurimit Pirro Thomo, që do të zhvillojë trajnimet së bashku me specialistin Lorenco Jurina nga Universtiteti i Milanos, rrëfen se si ka ndodhur zhdukja e shkatërrimi i monumenteve të kulturës.

Mbas kaq kohësh duhet të bëjmë pyetje: ky shteti ynë pse i la mbas kaq kohë pa vëmendje dhe pa mirëmbajtje të vazhdueshme këto monumente? Sepse prishja nuk vjen për një ditë apo për një vit, por vjen ndër vite. Që nga vitet ‘90 deri më tani ka kaluar shumë kohë dhe kjo pyetje duhet të bëhet: Gjatë këtyre viteve a ka pasur një mirëmbajtje të vazhdueshme?”, rrëfen Thomo.

Më tej, resturatori Pirro Thomo e quan normale deklaratën e ministres së kulturës për heqjen e disa prej monumenteve nga lista. Por disa historianë të njohur kanë debatuar ashpër ku u mor vendimi që nga kjo listë të hiqej shtëpia ku u themelua Partia, duke e cilësuar si muze që shënonte epokën historike të komunizmit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot