"Zhdukën" 4.4 mln litra naftë 
7 zyrtarë të doganave të arrestuar 

Kanë mjaftuar 6 muaj hetime që prokuroria e Fierit të zbulojë zhdukjen e 4.4 milion litra naftë “Virxhin” me vlerë 2 mln euro, naftë e cila mësohet të jetë kontrabanduar nga kompania “Tea Construction & Petrol” në pronësi të biznesmenit tashmë të shpallur në kërkim Adrian Xhillari (ne foto)

Para se kjo kompani të administrohej dhe drejtohej nga Xhillari, ajo drejtohej nga gruaja e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, Tea Prifti. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 4.4 milion litra naftë “Virxhin”, jo e përpunuar plotësisht, rezulton të jetë shpërndarë në pikat e karburantit në shumë qytete të vendit, duke sjellë përfitime për drejtuesit e kompanisë dhe dëme në buxhetin e shtetit dhe tek konsumatorët e naftës.

Nisur nga kjo situatë kryeprokurori i Fierit Ardian Ylli, ka firmosur 7 urdhër-arresti për Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave aktualisht Drejtore e Degës Doganore Fier, Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë aktualisht Drejtor i Degës Doganore Vlorë, Alfred Bushi, ish- shefi i akcizës, Adrian Alikaj, doganier akcize, Syrja Misiraj, doganier akcize, Ortenca Zorba, doganiere akcize, Elona Jareci, doganiere akcize dhe Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaruan per Shqiptarja.com se: 

Lula Njebza
, ish-nëndrejtore e Përgjitshme e DPD për akcizat, deri ditën e shtunë kur u arrestua mbante postin e drejtores së deges doganore Fier
 
Mirarber Teneqi, ish-drejtor i degës doganore Tirane, deri ditën e shtunë kur u arrestua ishte drejtor i degës doganore Vlorë

Në kërkim ndërkombëtar
Prokuroria e Fierit ka evidentuar 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre pas lejes së marrë nga gjykata, si përgjegjës për veprën penale “Shpërdorim detyre”, me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”, me administrator Adrian Xhillari, ndaj të cilit është nxjerrë gjithashtu urdhër-arresti që në muajin Maj, pasi ky i fundit dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”. Vendimi i gjykatës për punonjësit e doganës është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Administratori Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është jashtë Shqipërisë. 

Shpërndarja në karburante
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.


Njoftimi i Prokurorisë
 
Prokuroria e Fierit ka evidentuar 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre pas lejes së marrë nga gjykata, si përgjegjës për veprën penale “shpërdorim detyre”, me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”, me administrator Adrian Xhillari, ndaj të cilit është nxjerrë gjithashtu urdhër arresti, pasi ky i fundit dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”. Vendimi i gjykatës për punonjësit e doganës është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, administratori Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pak muaj më parë, pasi rezulton se është jashtë Shqipërisë. 
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.
Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.
Për këtë arsye, gjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qytetit, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:
1.      Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;
2.      Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë,
3.      Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës
4.      Adrian Alikaj, doganier akcize
5.      Syrja Misiraj, doganier akcize,
 
Po ashtu, është vendosur masë e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetaset:
6.      Ortenca Zorba, doganiere akcize
7.      Elona Jareci, doganiere akcize
 
Ndërkohë që, në muajin Maj 2015, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, për shtetasin:
1.      Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Ky shtetas është shpallur aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata. 


Korrik 2015

Dogana Shqiptare gjobit kompaninë Tea Construction & Petrol sh. a.
Grupet e përbashkëta operative të Doganës dhe Crown Agents, të mbështetur nga Sektori i Akcizës së Degës Doganore Fier dhe Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ushtruan kontroll në kompaninë Tea Construction & Petrol në datën 2 qershor 2015. Kontrolli u zhvillua në ambientet e një magazine fiskale stokimi të ndodhur në Ballsh ndërkohë që synimi kryesor ishte verifikimi i gjendjes së inventarit fizik të kësaj kompanie për sa i përket produkteve energjetike që i nënshtrohen pagesës së akcizës.

Gjatë kontrollit rezultoi se sasia prej 3,631,947 kg / 4,889,107 Lt naftë Virgin e cila duhet të ishte gjendje, nuk ndodhej në depozitën e kompanisë.  Bazuar në këto gjetje dhe në një vendim të Degës Doganore Fier, sipas ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, subjekti Tea Construction & Petrol duhet të paguajë detyrimin doganor të akcizës në shumën 243 milion lekë dhe gjobë në shumën 485 milion lekë. Në total, detyrimet e këtij subjekti arrijnë në rreth 728 milion lekë  ose 5,2 milion Euro.

Njëkohësisht, dyshohet se kompania mund të ketë vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke konsumuar vepër penale. Për këtë arsye, të gjitha materialet e para hetimore të lidhura me këtë rast i janë dërguar Prokurorisë së Fierit për hetim të mëtejshëm të mundësisë së kryerjes së veprës penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” nga Tea Construction & Petrol, parashikuar në nenin 172 të Kodit Penal.  


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet