TIRANE- Artan Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare po vijon nismën e tij në kërkim të veprave të artit të shpërndara nëpër institucionet shtetërore. Këto vepra rezultojnë në procesverbalet e fondit të Galerisë Kombëtare dhe ai po ia rikthen gradualisht këtij fondi.
Por ndërsa një pjesë kthehen, kanë rezultuar shumë humbje. Humbja më e madhe është shënuar dje kur radhën e dorëzimit e kishte Ministria e Jashtme, e cila i dorëzoi Galerisë Kombëtare të Arteve disa nga veprat që ishin marrë prej vitit 1981 nga fondi i GKA-së, ndërkohë që rezultojnë 6 të humbura.
Stafi i galerisë, në bashkëpunim me këtë institucion bëri të mundur që nga 11 vepra, katër të kthehen në GKA. Veprat e kthyera janë, Rrok Dabërdaku “Në Razëm”, Ndoc Gurashi “Pejsazh”, Ilmi Kasemi “Pritja”, Llazar Nikolli “Abdyl Frashëri”.
Një vepër ndodhet ende në zyrën e Zv/Ministrit të Jashtëm, ndërsa gjashtë të tjera rezultojnë të humbura. Nga galeria e arteve deklarohet se për këto vepra do të nisë hetimi. Aksioni i verifikimit dhe kthimit të veprave në GKA ka nisur disa javë më parë nga drejtori Artan Shabani dhe stafi i GKA dhe po kryhet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Pak kohë më parë GKA-së iu kthyen edhe disa vepra nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenca.
Drejtori Shabani ndërkohë ka krijuar një vizion të qartë për vlerën dhe rëndësinë e veprave. Ai ka thën se: “Galeria Kombëtare simbolizon epiqendrën e imazhit kombëtar, është një institucion ku mund të promovohet në mënyrë brilante arti dhe ku mund të bëhet një pune serioze, e cila do krijonte vërtetë një energji të kulturës, por edhe një ekonomi nëpërmjet kulturës vizive”.
Redaksia online
(sg/ata/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com