TIRANE-Policia e Shtetit është përfshirë nga një skandal ku 28 dokumente sekrete midis tyre shkresa zyrtare të komunikimeve të Policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtar janë zhdukur nga kasaforta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Zhdukja e tyre është pikasur nga Shërbimi i Brendshëm i çështjeve dhe ankesave në fundit të muajit mars nga ku më pas është bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës e cila ka nisur hetimet.
Zhdukja e dokumenteve sekrete nga kasaforta e Policisë së Shtetit konfirmohet zyrtarisht dhe nga kontrolli i brendshëm i çështjeve dhe ankesave në Policinë e Shtetit i cili konstatimin se mungonin mbi 28 raporte të konsideruar sekret e ka kallëzuar në Prokurori.
Sipas Prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur zyrtarisht hetimet ky konstatim rezulton se është bërë nga SHBÇA në fund të muajit Mars dhe rasti është referuar menjëherë në Prokurorinë e Tiranës.
Dhe pse ende nuk ka një datë zyrtare të zbulimit të zhdukjes së raporteve dhe Prokuroria deklaron se prej 10 ditësh kryen hetime, kjo ngjarje përkon me fund marsin kur ish-ministri Tahiri i dorëzoi detyrën ministrit të ri Fatmir Xhafa.
Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga drejtuesi i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha ndërsa oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar procedurën e administrimit të kasafortës.
Burime të rezervuara për Report Tv sqaruan se në këtë kasafortë mbahen material me informacione që shkëmbehen me partnerët ndërkombëtar dhe institucione si shërbimi informative shtetëror dhe prokuroria e përgjithshme.
Ngjarja është referuar në prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrjes së sekretit hetimorë ndërsa ende nuk ka një person të hetuar.
Hetimet janë përqëndruar tek proceduara e ruajties dhe nxjerrjes së raporteve nga kasaforta e policisë dhe personave që kishin akses me çelsat dhe kodet e kësaj kasaforte.
Dy ditë më parë ish kryeministri Berisha denonconte në Facebook se nga kasaforta e policisë së shtetit ishin zhdukur dokumente sekrete, kontrolli i brendshëm në polici ka bërë kallëzim në prokurori për këtë rast.
Berisha denonconte në FB se në këtë skandal janë përfshirë kreu i krimeve të rënda Ardian Cipa dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por sipas kallëzimit të SHBCA ende nuk ka një emër konkret të personit përgjegjës.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO