Zhduken në mënyrë misterioze dy vlonjatët në të njëjtën ditë/ Të humburit, njohje të vjetër shoqërore

Zhduken në mënyrë misterioze dy vlonjatët në të njëjtën ditë/ Të humburit, njohje të vjetër shoqërore

Nëna e Taulandit, Tatiana në studion "Pa Gjurmë"

Taulandi 24-vjecar punonte si kamarier në një lloto afër Kalit të Trojës, në pronësi të Aleksander LLanaj, në Vlorë. Ditën e zhdukjes kishte dalë nga banesa. Mbrëmjen e 27 dhjetorit të vitit 2015  ishte nisur për në punë, kur në orën 23:00 merr në telefon nënën duke i thënë se do të qëndronte për darkë tek një miku i tij me emrin Jetmir Alia. Më vonë nëna e rimerr në telefon, por celulari i del i fikur. Pas kësaj dite familjarët bëjnë denoncimin në polici. Ata pohojnë se i vetmi person që mund të dijë rreth fatit të Taulandit është pronari i llotos, Aleksandri. Familjarët shkuan në vendin ku punonte djali i tyre, ndërsa nga aty mësuan se të dy djemtë ishin larguar me skaf.

Ferzilete Senkaj është një tjetër nënë zemra e së cilës rreh fort për fatin e djalit të saj, Leonardin. 38-vjeçari merrej me peshkim në qytetin e Vlorës, ndërsa ishte i martuar me Irmën dhe kishte një vajzë e një djalë, Iliridën dhe Luisin. Ata jetonin sëbashku në një banesë private. Ditën e zhdukjes Leonardi doli nga shtëpia duke i thënë bashkëshortes se do të ikte për peshkim. Kaluan tri ditë ankthi për familjarët dhe babai i dy fëmijëve nuk u kthye më. Por edhe pas denoncimit në policinë e Vlorës, asnjë informacion për 38-vjeçarin.

Zhdukja pa lënë gjurmë e dy të rinjve nga Vlora i mban ende pezull zemrat e familjarëve. Njohja e vjetër që kishin bashkë 24 dhe 38-vjeçari si edhe zhdukja në të njëjtën kohë e tyre lë vend për dyshime, duke ngritur shumë pikëpyetje të mëdha. A ishin bashkë djemtë atë ditë? Apo ishte krejt rastësi zhdukja e tyre në mënyrë te mistershme dhe në të njëjtën kohë ? A kishte fati i tyre të njëjtin destinacion ?

Nëna e Taulandit, që asokohe ishte vetëm 20 vjec, u shpreh për moderatoren Odeta Dume se rastin e kishte dërguar në Polici, por strukturat e kësaj të fundit nuk kishin arritur ta ndihmonin atë për të zbuluar fatin e djalit."Shteti nuk bëri asgjë për djalin tim. Nëse ai do të kishte vrarë njeri, do e kishin futur brenda. Iku nga shtëpia për bukën e gojës, me një baba të sëmurë e pa katandi ku të fusë kokën", tregoi Tatiana në studion e "Pa Gjurmë". 

Nëna e Leonardit, Ferzilete tha se familja e saj me atë të Tatianës janë njohur vetëm për shkak të humbjes së djemve të tyre. Ajo e cilësoi veten dhe Tatianën si bashkëvuajtëse. Ferzilete rrëfeu më tutje se djali i saj kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu dhe se përpara se të zhdukej sëbashku me Taulandin, nga shokët e djemve kishte mësuar se kishte ndodhur një konflikt midis tyre dhe dy miqve të tjerë. 

Tatiana insistoi në emision se të vërtetën e zhdukjes së djalit të saj e di vetëm pronari i llotos ku ka punuar Taulandi. "E di pronari i llotos, Aleksandri e di shumë mirë historinë. Dua t'i bëj një thirrje, edhe pse është në burg, të më thotë të vërtetën.Ai më tregoi mesazhin, më pas e fshiu. Në mesazh shkruhej: E dorëzuam plackën, nuk erdhi, c'u bë? Pronari i djalit ishte pronari i gjithckaje. Unë gjakun e djalit nuk e lë. Kur ika tek lloto më tha dil përjashta", tha ajo. "Djali im ska qenë asnjëherë me lekë nëpër duar, djali im nuk hante një sufllaqe, ishte i dhënë pas shtëpisë, e ka mbajtur shtëpinë që 9 vjec. Nuk besoj që është gjallë, sepse nuk rrinte një orë pa më marrë në telefon", rrëfeu më tutje Tatiana. 

Teksa në studion e "Pa Gjurmë" nënat po shprehnin vuajtjet e tyre, realizohet një lidhje telefonike me një person nga Italia, i cili pohoi se kishte një kushëri që njihte shokun e Taulandit. Me shpresën se Taulandi mund të jetë gjallë, dëshmitari i premtoi moderatores së emisionit se do të mundohej të kontaktonte me kushëririn e tij që ky i fundit të tregonte dicka më tej. Në fund, mamaja e Leonardit, Ferzilete i bëri thirrje nënës së nipit dhe mbesës së saj që ta lejojë të ketë kontakte me to. Farzilete u shpreh se fëmijët e të djalit në këtë situatë të trishtuar janë gjysma më e mirë e ngushëllimit për të. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare