Zhduken pa lënë gjurmë dy persona në Durrës, familjarët apelojnë për ndihmë

Zhduken pa lënë gjurmë dy persona në Durrës, familjarët apelojnë për ndihmë

Mikel Laci dhe Kol Peploka

Dy persona janë larguar pa lënë gjurmë nga shtëpitë e tyre në Durrës.

Një djalë 33 vjeç dhe një i moshuar 60 vjeç rezultojnë të humbur prej ditësh.

Mikel Laçi, 33-vjeçari i veshur me një xhup dhe kapele të zezë, është parë për herë të fundit në 16 shtator rreth orës 17:00 pranë pallatit të sportit.

Nëna e tij kërkon ndihmë dhe apelon që kushdo që e ka parë apo e sheh të njoftojë në këtë numër: 068 602 6685.

Ndërsa i moshuari për herë të fundit është parë vetëm kur ka dalë nga shtëpia në Porto Romano. Ai është Kol Peploka dhe veshur ka tuta të zeza dhe bluzë e këmishë me vija.

Për zhdukjen e tij familjarët kanë depozituar një denoncim në polici.

Kushdo që e sheh mund të telefonojë: +355 68 282 3907

Mikel Laci

 

Kol Peploka

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë