Zhduket bashkë me djalin e xhaxhait, në kërkim të kushërinjve, ja letra që lanë

Jetnori ishte vëllai i katërt i familjes pas një vëllai dhe katër motrave. Një djalë energjik, i cili me të mbaruar shkollën fillon punë në kooperativë asokohe, ku punon afro një vit dhe 6-muaj dhe më pas në minierë. Ndërsa Valmir Metja është vëllai i një motre, i cili me të mbaruar shërbimin ushtarak kishte qëllim për tu larguar jashtë vendit. Të dy kushërinjtë rezultojnë sot të humbur. Jetnori bashkë me djalin e xhaxhait Valmir Metja, vendosën për të kaluar kufirin dhjetorin e vitit 1990. Familja e Jetnorit zbulon shënimin e fundit që ai kishte lënë, ku shkruhej:

”Unë do të largohem nga këtu…për një jetë më të mirë.. ku nuk jemi të kontrolluar nga sistemi dhe marrim frymë të qetë..” !

Para largimit të tyre edhe Valmiri i kishte lënë një letër familjes: 

“Bashkë me Jetnorin po shkojmë në fshatin Depellosh-Kolonjë, për të blerë ushqime.”

Familjaret u vunë në lëvizje menjëherë, ata bënë denoncimin në policinë e qarkut. Të nesërmen në kufi u gjetën sende personale, që u përkisnin dy të rinjve, sende të cila familjarët i njohën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin