Zhduket fierakja nga Italia/ ‘Pa Gjurmë’ lexon ekskluzivisht mesazhin e zonjës nga Milano, kush fshihet pas kësaj historie?

14 vite nga zhdukja e fierakes, ende në kërkim të Marsela Çakos, vajzës nga Fieri, që humbi gjurmët nga Genova e Italisë në 2007. Pas publikimit të kësaj historie prej dy vitesh, një dëshmi që mbërriti në tetor të 2020, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV hodhi dritë mbi fatin e 43-vjeçares. Një dëshmitar nga Fieri, që kërkoi të mbetej anonim, zbuloi për ’Pa Gjurmë’  se, një zonjë me emrin Maria që dyshohet se është Marsela jeton ende në Itali. Ajo ka krijuar familjen e saj, me një marshall, shtetas italian, me të cilin kanë dy fëmijë. Madje dëshmitari vuri në dispozicion edhe adresën e saktë të gruas, e cila dyshohet se është Marsela Çako. Stafi ’Pa Gjurmë’ nisi menjëherë kërkimet, ndërsa dërgoi një mesazh në adresën e dhënë, mesazh nga i cili edhe pse u lexua, nuk erdhi asnjë përgjigje. Dëshmitari pretendon se pas informacionit, që ai dha për zonjën me emrin Maria, kjo e fundit i dërgoi një mesazh të shkruar bashkëshortes së tij Chiara, të cilën e ka mike. Ai vuri në dispozicion, këtë të premte komunikimin me zonjën në fjalë, e cila ka kërkuar të mos japen më të dhëna për të, pasi ka vendosur të mos ketë kontakte me familjen në Shqipëri. Ajo u drejtohet atyre që e kërkojnë, duke i thënë se është mirë dhe se nuk preferon të flasë.

Përshëndetje Chiara...

Të kërkoj ndjesë për shqetësimin. Dua të të them vetëm dy gjëra. E para, mund t'i thoni bashkëshortit tuaj të mos japë më shumë informacione për mua, sepse është vendimi im që për momentin nuk dua të flas me familjen time në Shqipëri. I drejtohem atij, që t'u tregojë të gjithë atyre që më kërkojnë se, jam mirë dhe preferoj të mos flas me askënd.

E dyta, nëse burri juaj vijon të thotë diçka më shumë për mua dhe jetën time, ju betohem me fëmijët se do ta denoncoj. Këtu jam unë që marr vendimin dhe nuk më intereson nëse ata më kërkojnë, sepse, përpos gjithçkaje, nuk dua të di për asgjë. Thjesht thuaj se jam mirë dhe kam familjen time. Nuk më intereson kush më kërkon.Të përshëndes dhe shpresoj se nuk do të japë më shumë informacione rreth meje dhe vendimit tim për të qëndruar larg Shqipërisë.

Te pershendes, Maria!

Ky mesazh që bëhet publik për herë të parë ka trazuar mjaft zemrat e familjarëve, nëse është vërtetë kjo zonjë me emrin Maria, Marsela Çako, ajo e cila ka vendosur t’a kyçi përgjithnjë të shkuarën e saj ? Nëna e 43-vjeçares Liljana, në studion e emisionit ngriti dyshimin tek e bija, se ka ndryshuar identitetin dhe ka frikë të flasë.

Marsela Cako

Kjo dëshmi vjen pas asaj të një viti më parë ku në studion e programit mbërriti dëshmitari i fundit, që pretendon se është takuar me Marselën, në Milano. Ai ishte korrieri, që mori përsipër ti dërgonte pasaportën që Marsela u kishte kërkuar familjarëve, bashkë me dy fotografi dhe një letër nga familja. Dëshmitari kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë ku la takimin në Bovisa, në mars të vitit 2007, duke deklaruar se Marsela erdhi e shoqëruar me një makinë të Guardia di Finanzia, si dhe me një person civil. I njëjti dëshmitar pretendoi se pas kësaj është takuar edhe tre herë të tjera me 43-vjeçaren dhe ka zbuluar se ajo ka tërhequr një tjetër pasaportë në vitin 2011, po në Milano. Tashmë kemi nisur verifikimet mbi të gjitha informacionet, me shpresë për të mbërritur në gjurmët vajzës nga Fieri. Ajo u largua në Itali me një djalë po nga i njëjti qytet, në vitin 1994, ndërsa ishte 16 vjece. Dy vite më pas u kthye për herë të parë në Shqipëri, ku pasi qëndroi për afro 10 ditë në familje, u larguar përsëri drejt Italisë. Djali me të cilin Marsela kishte bashkëjetuar në shtetin fqinj u kthye pak vite më pas në atdhe, ku u ekzekutua në vitin 1997, ndërsa Marsela Çako i humbi gjurmët nga Italia.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen