Zhduket laçjani/Shokon dëshmitari në ‘Pa Gjurmë’: Kërkojeni në burg, gazetat franceze shkruajtën për ngjarjen e rëndë
Një 28-vjeçar nga Laçi rezulton i humbur, që prej gushtit të vitit 2020. Mateos Xheka humbi kontaktet me familjen nga qyteti Toulouse në jug-perëndim të Francës.
Redaksia 16 Mars 2021, 17:47 | Përditesimi: 16 Mars 2021, 18:20
I riu ndodhej në këtë shtet prej dy vitesh, ndërsa kishte mbërritur atje në vitin 2019 në kërkim të azilit. Aksidenti me motor 5 vite më parë, për pak sa nuk i mori jetën, të riut nga Laçi, aksident nga i cili ai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe trup. 28-vjeçari mundi të dilte nga koma 3 muaj më pas, kur rinisi një jetë të re. Por vite pas nga kjo ngjarje ai do të shkaktonte në familje një tjetër dhembje, ndërsa ka humbur kontaktet prej 8 muajsh. Në një lidhje skype nga Greqia i vëllai i tij, Denis Xheka bën apel për ndihmë.
Në fund të gushtit 2020 ai foli për herë të fundit. Vite pas aksidentit ai u largua drejt Francës, pasi donte të bënte vizita dhe atje ka qenë i vetëm. Komunikonte vetëm me prindërit. Në telefonatën e fundit që bëri me ta, u tha prindërve se donte të kthehej në Shqipëri. Ai ishte mërzitur kohët e fundit. Pak kohë më parë kishte marr një dënim, ndërsa përfundoi pas hekurave për tre muaj. Më shumë shoqërohej me shtetas të huaj, kryesisht shtetas arab.
’Pa Gjurmë’ u lidh me një dëshmitar nga Franca, gjatë transmetimit live. Artur Përveshi deklaroi se mediat franceze, kishin shkruar për një ngjarje të ndodhur ne azil, për të cilën kishte rënë në prangat e policisë djali nga Laçi Mateos Xheka, i humburi që kërkohet në program.
Me 99 përqind është në një nga burgjet, këtu në Francë. Për të kanë shkruar edhe gazetat, lidhur me një ngjarje që ndodhi në kampin ku strehohej Mateos. Unë kam afro 1 vit që nuk e kam takuar, por e njoh mirë, pasi është bashkëfshatari im. Shumë shqiptarë, emigrant në Francë janë në dijeni të këtij informacioni.
Pasojat që i la pas aksidenti i rëndë e shoqëruan vite me rrallë, të riun laçjan. Ai humbi gjysmën e veshit të djathtë dhe ka një shenjë të dukshme nga përdorimi i aparaturave në qafë. Ai i ishte nënshtruar edhe disa viziatve mjekësore, gjatë kohës së qëndrimit në azil, pasi vijonte të kishte probleme me shëndetin e tij. Fill pas këtij momenti 28- vjeçari humbi gjurmët.