TIRANË- Panajot Dolorezi, 21 vjeçari që endej shpesh si endacak rrugëve të Londrës, humbet kontaktet me familjen ne 14 janar të vitit 2019.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë”, u denoncua historia e 21 vjeçarit me nënshtetësi Greke, Panajot Dolorezi, i cili humbi kontaktet me familjen nga Crawley, në Londër, në datën 14 janar të vitit 2019. Gjatë transmetimit live, u realizua lidhje telefonike nga Londra me babanë e Panajotit, Vasil Dolorezi i cili shprehet se prej kohësh Panajoti ka qenë përdorues i lëndëve narkotike:
"Që në moshën 17 vjeçare, kam vërejtur që ka filluar të përdorte lëndë narkotike. E kam kërkuar kudo, nuk figuron as në spitale, ndërkohë kam bërë denoncim në polici në Londër, si dhe kam kontaktuar me Kryqin e Kuq. Numri i celularit rezulton i fikur. Jam i bindur që nuk është larguar nga Anglia, pasi ka humbur të gjitha dokumentet. Do i lutesha gjithsecilit që mund ta shikoj diku, të na njoftoj", tha babai i tij në një lidhje telefonike për Report Tv.
Me dëshirën për të jetuar i pavarur, Panajoti Dolorezi, shkaktonte shumë probleme në familje, zënka, e deri te largimi i herë pas hershëm nga banesa. Pas një zënke të fortë me babanë e tij, ai largohet përfundimisht nga shtëpia ku jetonte me të që nga tetori i vitit 2017. Babai,Vasil Dolorezi, e gjente shpesh herë rrugëve si endacak, pasi kalonte disa kohë që nuk kthehej në shtëpi. Para se të humbte kontaktet, Panajoti, i kishte treguar babait se kishte punuar në një lokal, me pronar shqiptar dhe se ishte larguar me debat nga ai vend pune. Panajoti ka patur kontakte me shtetas greke dhe shqiptar, për shkak te origjinës se nënës së tij nga Greqia dhe babait nga Shqipëria.
Panajoti kishte shprehur se i pëlqente të jetonte në Angli. Dhe prej 2 vitesh, që nga tetori i vitit 2017, ai nuk ishte larguar asnjëherë nga shteti Britanik. 21 vjeçari, nuk ka patur asnjë problem shëndetësor. Me mungesën e informacionit vendodhjen e tij, babai i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se një ditë, Panajoti do të kthehet përgjithmonë në gjirin e ngrohtë të familjes.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15
-
I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës në ‘Pa Gjurmë’ dhe sherri me bashkëshortin
21 Tetor 2023, 13:31