Historia
Kamer Muca babai i Gëzim Mucës mjeshtri i gurit u zhduk në vitin e largët 1977. Nga martesa me Dijen ai pati vetëm një djalë të cilin e la të vogëlkur vëndosi të largohej dhe të mos kthehej më kurrë. Sot është pikërisht Gëzimi djali i tij, i cili është në kërkim të një të vërtete për fatin që pati babi i tij. Kameri nga fshati Kostenj i Librazhdit, kur ishte 60 vjec në vitin 1968 kishte filluar të kishte problem seriozë me shëndetin mendor. Edhe pse marrëdhënia me bashkëshorten ishte e mirë problemet që ai kishte filluar të shfaqte nuk e lejonin të bënte një jetë normale. Edhe pse cifti kishin një moshë relativisht të madhe në jetë erdhi Gëzimi, që zgjoi emocione të mëdha dhe gëzoi pa kufi ciftin. Një trashëgimtar erdhi në familjen Muca në vitin 1972. Kur në familje erdhi gjithë ky gëzim, Kameri filloi të kishte përkeqësime në shendetin e tij. Ishte data 10 shtator e vitit 1977 Kameri doli nga shtëpia për të ikur në punë dhe nuk u kthye më. Pas kësaj familja e Kamerit pati veshtirësi të në kohën ë një sistemi të egër për shqiptarët. Ajo e rriti e vetme djalin e vogël Gëzimi, i cili ishte 7 vjec kur i ati u zhduk.
Me 16-tetor 2018
Ky vit zgjoi në familjen Muca, një dyshim të madh. Në zonën e quajtur në pyllin e Guri i Rexhepit, në Librazhd gjendet e groposur një kafkë e paidentifikuar.
Oficeri të policisë gjygjësore, me të dhënat e përsonave të humbur vite më parë dhe përkime të tjera ngritën për herë të parë dyshimin se mund të bëhej fjalë për Kamer Mucën.
Këtu nis një tjetër histori nga fillimi, në kërkim të fati që pati asokohe Kameri drejt zbardhjes së plotë të një ngjarje thuajse e harruar për banorët, por jo për familjarët e tij.
Oficeri Toska(oficeri i polisise gjyqesore)
Merr ne telefon Gezimin djalin e Kamerit dhe i tregon ngjarjen per te cilen kishte ndodhur qe eshte gjetur nje kafke humane. Por Gezimi i tregon menyren se si babai i tij kishte humbur. Gezimi i shokuar nga ajo qe sapo i thane flet me nje mikun e tij pasi merr informacionet se cfare duhet te ndjeki si ne polici e prokurori. Oficeri Celiku pasi njofton ekspertizen e rrethit te Librazhdit duke i dhene proven e gjetur ne pyll nje kafke humane bashke me nje flete procesverbali me 4-pyetje per ta derguar ne Tirane te ekspertiza ligjore. Por Ekspertiza Ligjore i dergone per analize laboratorit te Bio-Shkences. Pas disa ditesh i kthen pergjigje qe ne nuk e kemi kete aparature per te bere analizen qe eshte personi qe ju mendoni apo jo ?. Por kjo analize behet vetem ne laboratorin e Maqedonise. Ekspertiza Ligjore ne Tirane kthen proven e kafkes ne rrethin e Librazhdit, pasi vendos prokuroria qe most e behen analiza te tjera dhe vendos qe ta varrosi ne varrezat e Librazhdit duke shkruajtur varre pa emer. Oficeri Celiku e njofton Gezimin qe ne e varrosem, dhe ai u trondit duke menduar se kur e pa kafken ne pjesen e 2-aneve te ballit ishte njesoje si i babait te tij. Gezimi kerkon qe ti behet analiza e AND-se qe te kete nje varre ku te prehet babi tij.