‘Zhduket’ tregu i Zdrales në Shkodër, masa për përgjysmimin e atij në Rus (VIDEO)

Tregu i Zdrales në Shkodër nga sot ka pushuar së funksionuari pas vendimit të bashkisë për ta mbyllur. Siç duket edhe nga videot, në vendin ku zhvillohej tregu, janë vetëm autoritet, të cilët po kryejnë disa punë  të nevojshme për rregullimin e mjedisit.

Tregu do të qëndrojë për dy javë i mbyllur për shkak se Shkodra është qarku më i prekur nga koronavirusi pas Tiranës. Në ditët e mëparshme shpesh herë janë raportuar raste kur në tregun e Zdrales nuk respektohen masat e sigurisë, duke u bërë vatër infeksionesh.

Sakaq po sot janë ndërmarrë masa speciale edhe për tregun në Rus. Ky i fundit është përgjysmuar me qëllim uljen e numrit të personave që e frekuentojnë. Sakaq bashkia e Shkodrës u kërkon të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura, pasi në të kundërt do të gjobiten.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/04/2020 00:20

    /ANDI/,une jetoj ne Masacusets dhe ketu kemi supermarket,por kemi dhe tregje fermeresh . Ne qytetin ku jetoj jane disa .Ai qe eshte afer baneses time hapet vetem te shtunave ,nga fundi I pranveres deri ne fund te Tetorit.(9-1).Pra nuk ka ndonje gje te keqe te kesh treg fermeresh po te zbatojne rregullat .Por jam dakord me ju qe tregu I rrobave te perdorura,sidomos I atyre qe duken si rrecka ne graden e fundit qe shiten nga romet duhen mbyllur patjeter ,nuk dihen nga vine ,ndoshta nga Afrika ku ka semundje si EBOLA.Ketu ne U.S.tregetia e rrobave te perdorura eshte shume e kontrolluar.Ato nuk shiten po nuk jane te lara,kurse per rreckat si ato qe shesin romet as qe mund ta mendosh te fallen e jo me te shiten.Gjithashtu shteti duhet te ndermarre politika qe jo vetem tregetia e tyre te ndalohet,por tu gjendet nje menyre tjeter punesimi romeve ,se dhe ata duan te jetojne por jo me kete lloj tregetie

    Përgjigju
  • Andi: 14/04/2020 21:31

    Shembini keto tregje qensh,,,te pista e plot mikrobe,,,por kjo do shoqeruar me supermarkete te medha ku te sherbehet c'do gje qe nga mielli-mishi-makaronat pijet e deri tek frutat,,,sic i kane jasht me sisteme ftohjeje,,,jo si i kemi ketu ne tirane ne diell,,,turp i madh,,tregu i rrobave tek ish farmacia -10 duhet te prishet,,aty ka qene fushe futbolli,,,po ashtu te prishet tregu i rrobave te vjetra ne laprake dhe tek spitali ku shesin arixhijte....///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës