Bashkia e Shkodrës mbyll tregun në Zdrale, masa të forta te markata e Rusit: Lokalet të heqin karriget nga hapësira publike

Bashkia e Shkodrës mbyll tregun në Zdrale, masa të forta te markata e Rusit: Lokalet të heqin karriget nga hapësira publike

Tregu Shkoder

Në ditën e 32-të të karantinës kur numri i të prekurve ka arritur në 70 në këtë qytet dhe ku është shënuar një viktimë, bashkia e Shkodrës ka mbyllur tregun e fruta perimeve në Zdrale pas probleme në ditët e fundit me respektimin e masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Tregu sipas vendimit të firmosur nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi do të qëndrojë mbyllur për dy javë.  “Vendim për marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës. Në tregun Zdrale. Ndalohet tregtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy - javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. Kërkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore” thuhet në vendim.

Masat e forta kanë prekur edhe tregun pranë markatës së Rusit, që nga nesër do të ketë rregulla të rrepta. “Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregtojnë sipas radhës më poshtë: Një ditë tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër tek. U kërkohet të gjithë tregtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike”.

Bashkia e Shkodrës kërkon nga të gjithë subjektet tregtare që të respektojnë masat higjieno sanitare. “Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambientet e tregtimit. Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët. Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klientët. Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike”.

Vendimi i bashkisë ka prekur edhe lokalet që janë mbyllur, pasi duhet të lirojnë hapësirat publike në përdorim. “Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera”.

Voltana Ademi u kërkon të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura, pasi në të kundërt do të gjobiten. “Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vetjake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjes së autorizuar për kryerje ne shërbimeve për familjen. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen. Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat administrative përkatëse’ mbyllet vendimi.

Vendimi i Bashkise Shkoder

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër