Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe sektorit për krimet ndaj jetës dhe personit, Murati ka qenë personi i fundit që ka kontaktuar në telefon Lleshin dhe ka pirë kafe me të.
Hetuesit dyshojnë se Murati e ka nxjerrë në pritë Lleshin te personat që ai dhe familja e tij ka pasur hasmëri më parë e për këtë i kanë kërkuar dhe gjykatës që të caktojë ndaj Altin Muratit masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Kjo ngjarje, sipas hetuesve, ku Lleshi ka humbur pa lënë gjurmë, dyshohet se lidhet me një tjetër krim të ndodhur po me rrëmbim personi disa vite më parë, ku u dënua Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Altin Lleshit.
d.c./shqiptarja.com









