Asnjë gjurmë nga anijet me 816 tonë mbetje toksike! Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesat

Asnjë gjurmë nga anijet me 816 tonë mbetje toksike! Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesat

Anija Campton e cila ka fikur GPS dhe nuk gjendet

Vijon puna për lokalizimin e dy anijeve që dyshohet se transportojnë ngarkesë me mbetje të rrezikshme që janë nisur nga Porti i Durrësit. Ngarkesa ka vënë në alarm autoritetet në Tajlandë dhe jo vetëm, pasi dyshohet se është e mbushur me 816 ton pluhur të rrezikshëm nga filtrat e furrave të çelikut. Ka qenë qendra e specializuar “Basel Action Netëork” që ka denoncuar se ngarkesa me 100 kontenierë me mbetje industrialo-elektronike kishte kaluar në Durrës.  

Basel Action Netëork, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike më parë kishte paralajmëruar Malajzinë për dërgesat e paligjshme të mbetjeve elektronike me dy anije, ndërsa javën e kaluar kishte informuar Tajlandën për kontejnerët që organizata beson se janë të mbushura me mbetje të rrezikshme. 

Dy anijet që transportojnë kontenierët janë të linjës tregtaro-ujor të “Maersk” dhe përkatësisht anijet 'Campton' dhe 'Candor',  të cilat ishin parashikuar të mbërrinin në portin e Tajlandës më 20 gusht 2024.

'Zhdukja' e njërës prej anijeve
Por pas alarmit të ngritur nga organizata "Basel Action Netëork” njëra prej anijeve, 'Maersk Camtpon' fiku sinjalin GPS më 31 korrik, një ditë para se të bënte një ndalesë tranzit në portin e Cape Town, në Afrikën e Jugut më 1 gusht. Anija ishte nisur më 4 korrik nga Durrësi. Kjo anije e cila ka 40 kontejnerë dhe 327 ton mbetje, ende nuk po lokalizohet. Ndërkohë anija tjetër "Candor"që mbante 60 kontejnerë të tjerë të mbeturinave vijon rrugën drejt Singaporit.  

“Autoritetet tajlandeze po bëjnë veprime për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti që dyshohet se janë mbushur me mbetje të rrezikshme industriale nga Shqipëria, që arrijnë në portet e vendit”, raporton media tajlandeze.

Sipas itenerarit anija 'Campton' pritet të ndalojë në Singapor më 14 gusht dhe Candor pritet atje më 20 gusht - përpara se kontejnerët të shkojnë në destinacionin pritës, Tajlandë (koha e mbërritjes përcaktohet mes 20 dhe 22 Gushtit).

Burime për Report Tv nga Drejtoria e Doganave në Shqipërisë  kanë konfirmuar se ngarkesa e anijeve nuk është deklaruar si mbetje toksike, por me një emërtim tjetër.

Tajldanda: S'kemi dhënë pëlqimin
Autoritetet tajlandeze i thanë mediave dhe publikut se janë informuar për anijen që po transporton mbetje të rrezikshme industriale, kryesisht karboniko-kancerogjene nga filtrimi prej shkrirjes së çelikut dhe po marrin masa nëpërmjet institucioneve përkatëse për ta ndaluar hyrjen e ngarkesës dhe njëkohësisht kërkuar informacione dhe hetime nga Shqipëria dhe Afrika e Jugut, që gjithashtu këshillohen të marrin masa. Njësia OLAF në Shqipëri konfirmoi se po ndjek rastin në fjalë.

“Agjencitë përkatëse qeveritare ‘nuk janë njoftuar dhe nuk kanë dhënë pëlqimin për këto dërgesa’, tha në një e-mail Departamenti i Punëve Industriale të Tajlandës, i cili mbikëqyr menaxhimin ndërkombëtar të mbetjeve. “Aktualisht jemi duke koordinuar dhe monitoruar për të parandaluar këtë trafik të paligjshëm”, raportoi “theedgemalaysia” për zhvillimet e orëve më të fundit.

Çfarë deklaroi kompania Maerks
Kontejnerët janë në bordin e anijeve Campton dhe Candor të A.P. Moller-Maersk të A/S. Maersk konfirmoi se dy nga anijet e saj mallrash po transportojnë kontejnerë me origjinë nga Shqipëria të rezervuara nga një linjë tjetër detare.

Ka dyshime të forta se poseduesit dhe dërguesit e ngarkesës mund të kenë ndryshuar destinacion shkarkimi të mbetjeve toksike gjatë rrugës, pas refuzimeve të pritjes nga Tajlanda.

 1723533843_tajlande.JPG

Porti ku do mbërrinte anija e 'Maersk', në Tajlandë

“Zyrtarët tajlandezë, pasi morën informacionin se kontejnerët ishin ngarkuar në anije në Shqipëri në fillim të korrikut, thonë se po punojnë me homologët në Shqipëri dhe Singapor, ku anijet do të ankorohen më vonë këtë muaj, për të ndaluar dërgesat”, specifikon media në fjalë.

Itinerari që ka përshkuar anija, deri në fikjen e sinjalit GPS

Nisja nga porti i Durrësit
Sipas të dhënave të kompanisë, kontejnerët u ngarkuan në anijen “Contship Voë” më 4 korrik, në portin e Durrësit, Shqipëri. Kontejnerët u transferuan më pas në ‘Maersk Campton’ në Trieste dhe transferohen më tej në një anije të “Maersk”, në Singapor, më 18 gusht.

Kontenierë të kompanisë së transportit portual "Maersk"

Anija është planifikuar të mbërrijë në portin Laem Chabang të Tajlandës më 20 gusht. Ndërkohë, një tjetër ngarkesë, e cila u nis po nga Durrësi dhe u ngarkuan në një tjetër anije të “Maersk” jashtë Shqipërisë, po bën gjithashtu rrugën e saj për në Singapor, për t'u nisur më pas drejt Tajlandës.

Anija ‘Maersk Campton’ fiku sinjalin më 31 korrik. Drejtori ekzekutiv i “BAN”, Jim Puckett, dyshon se mënyra e veprimit të kapitenëve të kësaj anije lidhet me faktin se duan t’i shmangen përgjegjësisë para ligjit.

Drejtoria e Doganave informon se ka nisur një hetim ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me OLAF po punohet për lokalizimin e anijes. Drejtoria konfirmon se kjo anije për të cilën shkruajnë mediat, është nisur nga Porti i Durrësit, ka pasur një ndalesë në Trieste dhe më pas ka nisur rrugëtimin për në Tajlandë, por nuk janë informuar se ngarkesa që kishte brenda ishte me mbetje të dëmshme dhe të ndaluara.

“Ka nisur një hetim ndërkombëtar për rastin, pas një njoftimi të mbërritur nga Sekretariati i Konventës se Bazelit për trafik mbetjesh toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. Menjëherë drejtoria Antitrafik pranë doganës Shqiptare është bërë pjesë e hetimit në bashkëpunim me OLAF. Dogana konfirmon se anija që ka fikur sinjalin e vendndodhjes është nisur nga Durrësi dhe pas një ndalese në Trieste ka vijuar rrugëtimin e saj me destinacion Tajlandën”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Doganave.

Vendet e treta të kontinentit të Afrikës janë kthyer në një “depozitë grumbullimi” të mbetjeve toksike helmuese dhe kancerogjene nga nënproduktet industrialo-elektronike në dy dekadat e fundit.

Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Zhdukja e anijeve “Maersk” me 816 tonë mbetje në kontenierë, zbardhet itinerari dhe kronologjia e plotë! Tajlanda: Ngarkesa do kthehet mbrapsht

Porti i Tajlandës, i Durrësit dhe anija e "Maersk" me ngarkesë

Dy anije të linjës së tregtisë ndërkombëtare ndërujore janë denoncuar nga rrjeti i specializuar i Baselit, me qendër në SHBA, se po transportojnë të paktën 816 tonë ngarkesë, ku shumica e saj është mbetje toksike, e dëmshme për shëndetin.

Një prej anijeve, “Compton”, ka fikur sinjalin kur ka mbërritur në Afrikën e Jugut, duke humbur gjurmët dhe Qendra e Kontrollit të mjeteve lundruese gjithashtu e ka konfirmuar. Më pas edhe vetë kompania “Maersk”, e cila tha se anija nuk ishte e autorizuar të bënte ndalesë në Cape Toën. Kurse për fikjen e sinjalit specifikoi se "nuk ishte e pazakontë që GPS të fikej, edhe për shkak të kushteve të sigurisë gjatë udhëtimit". "Maersk" shton se të dyja anijet aktualisht janë rrugës drejt itinerarit Singapor, Malajzi dhe në fund Tajlandë.

Mbërritja e dy mjeteve specifikohet mes 20 dhe 22 Gushtit, teksa drejtues të komapnisë transportuese thanë se do e çojnë ngarkesën në destinacionin e përcaktuar dhe më pas autoritetet të bëjnë hetimet e tyre dhe caktojnë përgjegjësitë penale, nëse ka. Autoritetet tajlandeze kanë konfirmuar se “ngarkesa do kthehet mbrapsht” dhe kanë kontaktuar me homologët në Shqipëri, por edhe në Afrikën e Jugut.

Ngarkimi u bë në Shqipëri, Porti i Durrësit, por nuk dihet ende nëse ka origjinë vendin tonë.

Por cila është skeda e plotë e itinerarit dhe grafiku i udhëtimit?

4 Korrik- Njoftohet ngarkimi i dërgesës në anijen e madhe “Contship Voë” dhe nisja për në lundrim. Rrugës për në Trieste të Italisë njoftohet se është bërë ndarja e ngarkesës në dy mjetet lundruese të tjera, pronë e shoqërisë së transportit ndërkombëtar “A.P. Moller-Maersk të A/S”. Të 100 kontejnerët me 816 tonë ngarkesë u imbarkuan në bordin e anijeve “Campton” dhe “Candor”.

-31 Korrik- Dy anijet i afrohen Afrikës së Jugut pasi kalojnë ngushticën në pjesën jugore të globit. Çuditërisht njëra prej tyre humbet kontaktet me grupin e kontrollit, që monitoron lundrimet detare të mjeteve dhe mban kontakte me kapiteneritë. Anija “Compton” fik sinjalin e GPS dhe sipas shoqërisë “Maersk”, nuk ishte autorizuar të bënte ndalesë në portin afrikan, duke mos e specifikuar nëse e ka bërë një të tillë.

-1 Gusht- Kjo ishte dita kur anija “Campton” kishte planifikuar të bënte ndalesën në portin afrikan, Cape Toën, por nuk dihet nëse ka ndaluar.

-11 Gusht- “Rrjeti i Baselit”, agjenci e specializuar për kontrollin e ngarkesave me mbetje të dëmshme, bashkë me shoqatën ekologjike në Tajlandë, publikojnë informacionin e zhdukjes nga radari të anijes “Compton” dhe se ajo përmbante mbetje toksike kadmium dhe krom, të nisura nga Shqipëria dhe me destinacion final Tajlandën. Njoftohen autoritetet përkatëse Shqipëri-Tajlandë-Afrikë e Jugut.

-12 Gusht- Agjencia e lajmeve ekonomike dhe politike ndërkombëtare “Bloomberg” publikon lajmin referuar “Rrjetit të Baselit” dhe jep detaje nga ngjarja, itinerari dhe reagimet,

-13 Gusht- Mediat tajlandeze gjithashtu publikojnë lajmin dhe japin detaje të reja, se nuk ishin njoftuar dhe as kishin dhënë pëlqimin për këto ngarkesa. Autoritetet tajlandeze deklaruan se kanë kërkuar hetime dhe kthimin e ngarkesës drejt Shqipërisë.

-13 Gusht- Kompania “Maersk” konfirmon ngjarjen, kërkon mbajtjen e përgjegjësive nga dërguesit apo pritësit e ngarkesës dhe deklaruan se dërgesa do shkonte në destinacion. Sipas kompanisë, anijet “Compton” dhe “Candor” ishin të dyja rrugës, ku e dyta do mbërrijë më shpejt me ndalesa në Singapor dhe Malajzi, para se të zbarkojë në Tajlandë. E para, që dyshohet se ka edhe mbetjet toksike, është ende rrugës. "Maersk" mohoi të kishte dijeni për llojin e ngarkesës. Po kështu edhe autoritetet shqiptare të Doganave.

-20 dhe 22 Gusht deklarohen si koha kur dy anijet duhet të ankorohen në Tajlandë.

Ora 12:57
Zbulohet se çfarë përmbajnë mbetjet toksike që ndodhen në anijet e “Maersk”

Anije transporti i kompanisë "Maersk"

"Rrjeti i Veprimit të Baselit", së bashku me grupin mjedisor Ecological Alert and Recovery-Thailand, njoftuan shumë vende kur mësuan se më shumë se 816 tonë pluhur furre me hark elektrik u ngarkuan në anije në Shqipëri dhe më pas u transferuan në anijet me kontejnerë Maersk në Trieste, Itali.

Të dhënat e transportit të disponueshëm në internet tregojnë se anijet “MSC Mediterranean Shipping Company S.A.”, ishin të përfshira në transport, me Tajlandën si destinacionin përfundimtar.

Por çfarë përmbajnë këto mbetje toksike dhe produkt i kujt prodhimi industrial janë?

Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike, si Kadmiumi dhe Kromi, që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Këto produkte kimike të cilësuara helmuese dhe kancerogjene, të dëmshme për shëndetin, dalin nga filtrimi i shkrirjes së çelikut në furrat metalurgjike.

Kadmiumi (Cadmium) cilësohet si një nga elementët kimikë më toksikë apo me dëme në shëndet. Ekspozimi akut në nivele të larta për një periudhë të shkurtër kohore ndaj kadmiumit, mund të rezultojë në simptoma të ngjashme me gripin, (të dridhura, ethe dhe dhimbje muskulore) dhe mund të dëmtojë mushkëritë. Ekspozimi kronik, niveli i ulët për një periudhë të gjatë kohore, mund të rezultojë në sëmundje të veshkave, kockave dhe mushkërive.

Kurse Kromi (Chromium), gjithashtu shkakton dëme në shëndet, për ekspozime në afat të gjatë (minatorët janë më të prekurit). Disa njerëz përjetojnë efekte anësore të tilla si shqetësime në stomak, dhimbje koke, pagjumësi dhe ndryshime të humorit. Dozat e larta janë lidhur me efekte anësore më serioze, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë ose veshkave.

Nuk ka ende konfirmim zyrtar se cila ka qenë origjina e këtyre mbetjeve, por konfirmohet se ngarkimi u bë më 4 Korrik të këtij viti nga Porti i Durrësit, me destinacion përfundimtar Tajlandën më 20 ose 22 Gusht (në varësi të kohës), pasi të bënin ndalesa në Singapor dhe Malajzi.

Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore kanë parë një fluks mbeturinash nga vendet e zhvilluara, nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike, të cilat mund të jenë të mbushura me toksina. Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara - një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara - vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë