Zhdukja e dajës e nipit në Shkodër, PD: U rrëmbyen nga banda e Bajrajve që ka lidhje me Ramën

Për zhdukjen misterioze prej 7 ditësh të dajës e nipit në Shkodër, përkatësisht Agron Molla dhe Gëzim Hysaj ka reaguar sot edhe Partia Demokratike. Deputeti i PD-së Ervin Salianji, referuar informacioneve nga Shkodra, thotë se ata mund të jenë rrëmbyer nga banda e Bajrave që sundon Shkodrën e që ka lidhje me Ramën.

"Policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar. Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër. Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve. Qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutimeve mafioze, si ai i ish-policit me gruan e tij, apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh. Të gjitha këto, krime të ndodhura javët e fundit, dhe situata sa vjen e rëndohet, ndërkohë që banda e qeverisë kapardiset edhe ekraneve, duke dhënë intervista. Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë. Kryeministri dhe ministri ka marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.


Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ismeti: 30/08/2018 15:31

    o zoti deputet ,pse ndikohesh nga persona si ato simpatizant te PD dhe nga ato ish-shiksa qe shpifin bejne intriga nga me te ndryshmet duke drejtuar gishtin nga kjo familje . Leri ne hallet e tyre kete o zoti deputet mos shpifni historira nga me te ndryshmet . Dhe ato informatoret qe ke ti , jane te ndikuar nga e shkuara e tyre. gjith te mirat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'