Zhdukja e dy shoqeve në Lushnje 19 vite më parë/ 'Pa Gjurmë' sjell dëshminë e re: Janë vrarë nga Ben Hoxha (kreu i bandës së Lushnjes) në mars 2004 në një hotel

Në “Pa Gjurmë” ka ardhur një dëshmi e re, për fatin e dy shoqeve Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Ajo thotë se vajzat janë vrarë nga kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha. Arben Hoxha, ishte bashkëshorti i Nertila Osmanit. Dhe kjo ka ardhur pasi Nertila Osmani, i kishte kthyer fjalën Arben Hoxhës.

Dëshmitarja: Unë jam...Lindur në Tiranë, deri 18 vjeçe, 18 vjeçe jam martuar në Lushnjë. Kam ndenjur deri në 2004. Në 2004 vdiq burri im, nga ata të bandës
Odeta Dume: Të Lushnjës?
Dëshmitarja: Të Lushnjës
Odeta Dume: E vranë?
Dëshmitarja: E goditën e bënë copa dhe vdiq më vonë. Nuk i flisja dot djalit (gazetarit) në telefon se këto janë gjëra me shumë zarar, sepse ata janë në aktivitet
Odeta Dume: Akoma?
Dëshmitarja: Akoma. Dhe atë që vrau Benin, (Ardjan Laze) vjet e vranë, e di ti? E vranë te Zogu i Zi, në hotel
Odeta Dume: Tani ti mendon se…
Dëshmitarja: Tani Sonila…
Odeta Dume: Kryeziu?
Dëshmitarja: Kryeziu…
Odeta Dume: Me Nertila Osmanin, kanë qenë të dyja shoqe që kanë humbur
Dëshmitarja: Ajo që ka gocën…
Odeta Dume: Nertila…
Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Benin e vranë në 2005 dhe ai që të dyja ato i ka eleminuar
Odeta Dume: I ka vrarë?!
Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë
Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…
Dëshmitarja: Unë, dëgjo mua tani. Burri im ra pre e këtyre
Odeta Dume: Ka qenë pjesë e grupit?
Dëshmitarja: Jo nuk ka qenë pjesë e grupit.
Odeta Dume: Po, ra pre e këtyre
Dëshmitarja: Burri im…këta e morën burrin tim dhe i thanë: Do na bësh shumë gjëra. Tani burri im niset, nga Lushnja vjen në Tiranë te Prokurori i Përgjithshëm. Dhe i kërkoi ndihmë. Unë ika në Turqi, sepse shtëpia ime nuk gjente qetësi as nga Beni dhe as nga njeri. Ne nuk hanim dot bukë.
Odeta Dume: Nga frika. Po burri ta ka treguar këtë histori ty, që i ka vrarë…
Dëshmitarja: Ai që i ka varrosur
Odeta Dume: Kush i ka varrosur?
Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhet ose Armand N…
Odeta Dume: Ku jeton ky?
Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet, ka vdekur nga overdoza. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse ti i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar
Odeta Dume: Tani ti po më thua që Sonila Kryeziun dhe Nertila Osmanin e ka vrarë… (Ben Hoxha)?
Dëshmitarja: Po. Dhe i kanë hapur gropën. Se i thashë unë si i varrose? Te rëra e Divjakës
Odeta Dume: Se aty është goxha sipërfaqe
Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje janë ato si kodrina të rërës, si duna. Atje kanë gjetur çunin e Naxhies, në atë vend.
Odeta Dume: Eshtrat? Po
Dëshmitarja: Eshtrat e të shkretit
Odeta Dume: Dhe aty janë groposur dhe Sonila dhe Nertila?
Dëshmitarja: Atje janë të groposura
Odeta Dume: Sa persona kanë qenë që i kanë groposur?
Dëshmitarja: Katër veta
Odeta Dume: Katër veta? Njëri prej tyre të ka treguar ty?
Dëshmitarja: Po, Sepentja
Odeta Dume: Ky personi ka vdekur, ky që të tregoi?
Dëshmitarja: Ka vdekur vjet
Odeta Dume: Ka vdekur vjet… ky i ka groposur?
Dëshmitarja: Ky i ka groposur
Odeta Dume: Po ata 4 personat e tjerë nga Lushnja duhet të jenë?
Dëshmitarja: Lushnjarë dhe ata
Odeta Dume: Po të tregoi kush i kishte vrarë, ku i vranë?
Dëshmitarja: Beni të dyja
Odeta Dume: Të dyja i ka vrarë Beni?
Dëshmitarja: Po. Të parën ka vrarë atë shoqen
Odeta Dume: Sonilën? Mars 2004?
Dëshmitarja: Po atëhere ka qenë. Se në Maj, në 7 maj ka vdekur burri im
Odeta Dume: 7 maj. Po ti këtë personin që vdiq nga e njohe, e kishe fqinj?
Dëshmitarja: Komshi
Odeta Dume: Po si të tregoi?
Dëshmitarja: Po shoku i ngushtë i çunit tim dhe i burrit tim
Odeta Dume: Edhe i burrit… ai të tregoi
Dëshmitarja: Se shiko ti, vinte Beni aty me thesin… me çfarë thesi thua ti? Me armë. Me armë të bllokuara
Odeta Dume: Po
Dëshmitarja: Dhe na merrte neve dhe na nxirrte me shkelma përjashta
Odeta Dume: Pra ai i ka vrarë me armë këto
Dëshmitarja: Me armë, me pistoletë
Odeta Dume: Me pistoletë, të dyja shoqet?
Dëshmitarja: Po, të dyja. E para është vrarë ajo…
Odeta Dume: Sonila Kryeziu
Dëshmitarja: Pastaj ka vrarë atë të dashurën
Odeta Dume: Ato janë vrarë në mars 2004 aty në një hotel në Divjakë dhe i kanë groposur këta personat tek…
Dëshmitarja: Tek dunat. Nëse janë dunat më. Se më kanë thënë që në Divjakë edhe deti paska ikur thonë, se unë nuk vete unë kam frikë. Se jam në Angli unë
Odeta Dume: A jeton në Angli ti?
Dëshmitarja: Jam në Angli zemër
Odeta Dume: Por më dëgjo. Këtë dëshminë tënde ti mua më lejon ta jap, pa të përmendur kush emrin?
Dëshmitarja: Jo, jo, jo!
Odeta Dume: Po unë nuk do e përmend se kush je ti. Një zonjë që na erdhi dhe na dha këtë dëshmi.
Dëshmitarja: Po
Odeta Dume: Që ne të fillojmë kërkimet. Por ai ka vdekur, kështu që ne na intereson ndoshta dikush nga ata katër personat e tjerë
Dëshmitarja: Po katër persona
Odeta Dume: Të tjerët mund të reagojnë
Dëshmitarja: Mund të reagojnë dhe… se atje ka shumë drogaxhinj te lagjja jonë.
Odeta Dume: E qartë!


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Zhdukja e 2 shoqeve 19 vite më parë, prokuroria rinis hetimet pas dëshmive në ‘Pa Gjurmë’! Misteri i dy trupave të paidentifikuar, Report Tv zbulon 2 varre pa emër


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve