Zhdukja e fëmijëve shqiptarë
në Greqi, KSHH raport me rastet

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë<br />në Greqi, KSHH raport me rastet
TIRANË - Komiteti i Shqiptar i Helsinkit dhe të Drejtave të njeriut, vazhdon ti kushtojë një rëndësi të veçantit rastit të 661 fëmijëve shqiptarë të cilët kanë ikur nga Shqipëria në vitet 1998-2002 drejt Greqisë ku 502 prej tyre rezultojnë të zhdukur, e ndërsa e kundërta ndodh me autoritetet shqiptare të cilët për rastin në fjalë jo vetëm që nuk kthejnë një përgjigje zyrtare për organizatën por zyrtarisht pranojnë se shteti shqiptar nuk e disponon një të dhënë të tillë.

A1Report ka siguruar raportin e komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe atij grek, ku thuhet se “shteti shqiptar nuk ka kthyer asnjë përgjigje për pyetjet e ngritura nga këto dy komitetete”.

Sipas raportit fëmijët kanë qenë të strehuar në qendrën sociale, Aghia Varvara, ndërsa hetimet kanë nisur vetëm në shtetin fqinj grek pasi sipas organit të akuzës në shqipëri nuk është regjistruar asnjë vepër e tillë penale apo ndonjë institucion të ketë depozituar kallëzim.

E ndërsa prej vitesh asnjë nga institucionet shqiptare nuk reagon për ti dhënë zgjidhje fatit të fëmijve të humbur, raporti mbyllet me disa sygjerime për shtetin shqiptar dhe atë grek ku duhet një ndërhyrje emergjente për të shmanguar trafikimin e fëmijve të rrugës.

Organizata të mbrojtjes së fëmijës dhe organizatat antiraciste shpesh herë kanë ngritur zërin dhe e kanë denoncuar Greqinë në lidhje me trajtimin që u bën fëmijëve të gjetur në rrugë, por edhe për faktin se ata fëmijë shpesh herë rrëmbehen nga tutorët e tyre, të cilët i marrin me dhunë edhe përpara syve të punonjësve shtetërorë të këtyre instituteve e jetimoreve.

Çështjen në fjalë e ka çuar në parlamentin grek deputetja e Demokracisë së Majtë (DIMAR), Maria Janakaki, e cila duke përmendur kritikat kundrejt Greqisë nga Komisioni dhe Observatori i OKB kundër torturave në 1 qershor 2012, ndërmjet të tjerash përmend:“Çështja e Agia Varvarës.
 
ÇFARË KËRKON RAPORTI
(a) Të bëhet një vlerësim sistematik i gjendjes së fëmijëve të rrugës, për të patur një situatë në kontroll dhe shifra të sakta sa është numri i tyre

(b) Zhvillimi dhe zbatimi i një strategji kombëtare për parandalimin, ku të mbështeten dhe të integrohen në institucione sociale këta fëmijë

(c) Rritja e numrit dhe cilësisë së qendrave të strehimit, si dhe shërbim rehabilitimi psiko-social
raporti helsinkit
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)