Zhdukja e Miftar Damzit në vitin 1998, Pa Gjurmë sjell LIVE foton që ngjall shpresën e familjarëve!

TIRANE- Emisioni “Pa Gjurmë” solli të tjera detaje lidhur me fatin e 53-vjeçarit Miftar Damzi, nga Peshkopia. Që kur humbi gjurmët në vitin 1998, një foto që ngre dyshimet se bëhet fjalë për 53-vjecarin e zhdukur ngjall shpresat se Miftari jeton në Londër. Kur kjo histori u bë publike në emisionin ''Pa gjurmë'' mjaft informacione mbërritën në të gjitha format tona të kontaktit, duke rizgjuar shpresën tek familjarët se për herë të parë pas shumë vitesh ka shenja jete për Miftar Damzin.

Gazetari i Report Tv Astrit Veizi raporton se Damzi mund të jetë parë në Londër. Ai ka siguruar edhe një foto që i përket vitit 2019 dhe që ka ngjashmëri me 53-vjecarin humbur më 1998 dhe që mund të ketë jetuar në Londër që prej vitit 2006.

"Në këtë foto dyshohet se bëhet fjalë për Miftar Damzin, pasi kanë kaluar 20 vite. Dyshohet se jeton në Londër të Anglisë, që prej viti 2006. Ky person në foto që dyshohet se mund të jetë Miftari ka probleme me shëndetin mendor"-sqaroi për ''Pa gjurmë'' gazetari Astrit Veizi

Miftar Damzi humbi kontaktet në vitin 1998 me familjarët, brenda territorit të Shqipërisë, në fshatin Topojan të Peshkopisë

Në atë fshat, Miftari kishte qëndruar 3 muaj me vajzën që dashuronte, e cila, gjithashtu ishte banore po nga fshati që vinte Miftari. Menjëherë pas zhdukjes së Miftarit, familjarët vazhdojnë të kërkojnë rreth fatit të Miftarit, duke u përpjekur të marin informacione edhe nga rrethi më i ngushtë i shoqërisë së tij. Vajza me të cilën Miftari kishte lidhje, pas humbjes së kontaktit të Miftarit, është kthyer në vendlindje me pretekstin se Miftari ishte larguar për jashtë shtetit, por nuk e dinte se  në cilin vend ekzaktësisht.

Të njëjtën përgjigje familjarët kanë marrë edhe nga një shok i ngushtë i tij .Pas zhdukjes së djalit, nëna e tij u sëmur me sklerozë dhe nuk mbante mend asnjë detaj në lidhje me atë ngjarje. Kohë më pas, një person i njohur i familjes u ka treguar se Miftari jetonte në Spanjë, dhe më pas nuk kanë marre më asnjë lajmë. Për shkak të konflikteve të shumta qe ka patur Miftari  me policin, ai transferohet në fshatin Topojan.  Miftari ka qenë i dënuar me burg shpesh herë nga sherret që krijonte duke iu dale në mbrojtje, shokëve por dhe nga konsumi i alkoolit. I dënuar disa here nga Policia, por herën e fundit, Miftari ka qëndruar 1vitë në kryerje dënimi. Ka bërë një kurs për berber dhe më pas ka hapur dyqanin e tij në Peshkopi, rreth viteve 1987-1988.

Dyshimet e familjarëve shkojnë tek vajza që dikur ishte në lidhje me Miftarin, si dhe tek shoku i tij, dyshime të cilat ngrihen mbi zhdukjen e gjurmëve të Miftar Damzit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!