Zhdukja e mistershme e dy mikeve, humbën gjurmët brenda natës 14 vite më parë

Historia e zhdukjes së dy shoqeve nga Tirana Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut është bërë publike edhe më herët në media. Kjo është nga ato histori që ende bëjnë jehonë edhe sot për faktin e zhdukjes së mistershme pa lënë asnjë gjurmë të dy vajzave. Nertila Osmani ishte vajza e vetme me dy vëllezër të familjes Osmani, të cilët që herët kishin emigruar në Gjermani. Pas 10 vitesh emigrim familja Osmani kthehet në Tiranë në gusht të vitit 2000. Një vit më pas, Nertila fillon punë si banakjere në një lokal që sot nuk ekziston më, në zonën e ish-bllokut.

Gjatë kësaj periudhe lidhet me një djalë me emrin Arben Hoxha, ndërsa vendosin të bashkëjetojnë duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre Dajana. Arbeni asokohe ishte i papunë dhe një vit nga lindja e vajzës Lumija, nëna e Nertilës e merr në banesën e saj Nertilën, bashkë me mbesën e vogel, pasi Arbeni vendos të largohej drejt Gjermanisë. Para largimit Arbeni kërkon të takohet me Nertilën tek dogana. Nertila merr telefonin e të ëmës me vete dhe ikën për të pirë një kafe me bashkëjetuesin e saj Arbenin, ndërsa atje debatojnë me njëri-tjetrin. Pas këtij debati ata largohen në drejtime të ndryshme. Nertila ikën tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon tek një fqinje e saj duke i thënë se nuk do të kthehej atë natë në shtëpi, që e ëma të mos merakosej.

Të nesërmen Arbeni shkon në shtëpinë e nënës dhe e pyet se ku ndodhej Nertila. Lumija i kërkon atij llogari se ku ndodhej vajza e saj, pasi në dijeninë e Lumies Arbeni ishte personi i fundit që Nertila kishte takuar. Lumia shkon në shtëpinë e shoqes së Nertilës, Sonila Kryeziut dhe aty mëson se dhe vetë Sonila ishte larguar atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte marrë në telefon. Sonila kishte dalë nga shtëpia rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë  11mars 2004. Lumia gjithashtu mëson edhe për debatin që kishte pasur atë natë Nertila me me Arbenin. Sot zhdukja e dy mikeve mbetet ende një mister. Vajzës 15 vjeçare i mungon nëna e saj Nertila, që s’mundi ta shihej tek rritej, i ati Arbenin gjithashtu që përfundoi i vrarë në vitin 2005 në Lushnjë. Sikundër i mungon familjes edhe Sonila Kryeziu, për fatin e bashkëmoshatareve që sot janë rreth të 40-tave, për të cilat nuk dihet ende asgjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve