Zhdukja e mistershme e Kasem Briskut dhe gjurmët që la në rrugicën e banesës. Vajza zbulon telefonatat anonime disasekondëshe që erdhën në telefonin e babait: Dëgjoheshin hapa

E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV bija e tij Boreta, dyshon se babai e ka planifikuar largimin e tij. Gjurmët që ai la pas, kur doli në derën e pasme të banesës, herët në mëngjes, të conin në rrugën kryesore. Kasemi u zgjua rreth orës 3 të mëngjesit, kur vajza e kërkoi për ndihmë nga frika e motit të keq. Ai lë të bijën të flinte me nënën e saj dhe largohet për në dhomën tjetër. Askujt nuk do t’i shkonte në mendje se prishja e gjumit atë natë dimri, do të trazonte mendimet e 52-vjecarit, i cili u largua papritur. E bija rrëfen edhe për telefonatat anonime disasekondëshe që erdhën në telefonin që babai la pasi u largua.

‘Ku kaloi tek dhoma tjetër ai mori me vete dhe rrobat e veta. Mjetet e identifikimit dhe pasaportën, po edhe para nuk kishte marë me vete. Në darkë ne qëndruam deri vonë dhe pamë televizor, më pas shkuam të flinim. Unë u zgjova nga frika e bubullimave dhe babai më tha të flija me mamin, dhe ai shkoi tek dhoma tjetër. Kur u zgjuam në mëngjes nuk e gjetëm në dhomë.Ishte ora 6 e mëngjesit kur u zgjua mami e para. Ajo nuk e gjeti babain në dhomë. Telefonin e kishte lënë mbi jastëk. Ai kishte dalë nga porta e pasme, dytësore që mos të binte në sy që po largohej. Deri në kalldrëm kemi parë gjurmët e tij. Deri në rrugën kryesore kemi ndjekur gjurmët e një personi. Derën kryesore nuk e kishte mbyllur. Unë mendoj se kjo ka qenë një ikje e planifikuar prej tij. Kemi kërkuar gjithandej edhe tëk shokët e tij më të ngushtë, por askund nuk kishte shkuar.'- u shpreh e bija, Boreta Brisku

52-vjecari bënte një jetë mes Greqisë dhe Shqipërisë, por familjarët nuk e mendojnë se babai i tyre mund të ketë krijuar një familje tjetër. Pikëpyetjet më të madhe janë tek dyshimet se dicka e mundonte 52-vjecarin, gjë për të cilën nuk kishte komunikuar me askënd.

‘Nuk mendoj kurrë se ka një familje tjetër. Ai na donte shumë ne. Sa herë kthehej nga Greqia me zor priuste të na shikonte. Atë mbrëmje, pak orë para se të zhdukej, u shtri para nesh. Kohët e fundit rrinte shumë i menduar. Në fund të dhjetorit të viti 2017 u kthye nga Greqia. Ai nuk ishte si herët e tjera. Nuk dukej i lumtur dhe i gëzuar. Natën e ndërrimit të viteve rrinte shumë i menduar. Ai nuk ka fjetur atë natë. Kur unë u zgjova dhe kërkova ndihmë, ai u përgjigj menjëherë  dhe erdhi tek dhoma ime. Në orën 6 të mëngjesit nuk ishte më aty.'- tha Boreta, vajza e Kasemit

Shumë pikëpyetje të asaj nate dimri ngre zhdukja e mistershme e Kasemit, ndërsa doli nga shtëpia me rrobat e gjumit. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërriti informacioni i parë për Kasem Briskun, gjurmët e të cilit dyshohet se janë në jug të Shqipërisë, në qytetin e Sarandës. E dhënë kjo, për të cilën stafi i programit do të verifikojë mbi vërtetësinë e saj. Kush ka informacion për 52-vjecarin nga Kucova, Kasem Brisku, lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00 Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!