Zhduket Ornela Maxharri, flet nëna e të miturës: Vajzën ma mbajnë peng, trafikantët e drogës e shfrytëzojnë! Reagon live në ’Pa Gjurmë’ mikesha e saj

Adoleshentja Ornela Maxharri doli nga shtëpia mëngjesin e 22 janarit me justifikimin se do të ikte në ekskursion bashkë me një shoqen e saj me iniciale G.K nga Kruja. Familjarët kërkuan informacion edhe në shkollën 9-vjeçare ’Besnik Syla’, por e mitura atë ditë nuk ishte paraqitur në mësim. E mbytur në lot, e ëma Liljana Maxharri rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ detajet e largimit të së bijës dhe pohimit që ajo vetë i ka bërë se është shfrytëzuar më parë, për trafik të lëndëve narkotike në një nga gjimazet e Fushë Krujës. Liljana shkon edhe më tej, kur thotë se adoleshentja frekuentonte një lokal të një rrjeti trafikantësh, një pjesë prej të cilëve janë vënë në pranga nga policia. Ajo vazhdon të dyshojë se e bija ’mbahet peng’. 

'Ka qenë një lokal ku vajza ime shkonte shpesh, një lokal që frekuentohej nga shumë të rinj dhe atje e shfrytëzonin për të shpërndarë lëndë narkotike. Ata persona janë arrestuar nga policia, ndërsa për vajzën time nuk dihet ku ndodhet. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me time bije, nuk e di pse përfundoi kështu. Madje më ka thënë vetë se shoqja e saj G. K e ka dhunuar dhe nuk e dinte çfarë i kishte dhënë për të pirë. Më ka thënë së eshtë mbajtur me zor dhe se e detyronin të shiste qese të vogla me drogë. 

Largimi nga banesa është një veprim i përsëritur i 15-vjeçares. Pak kohë më parë, ajo u gjet 10 ditë pasi ishte zhdukur nga qyteti i Fushë Krujës, në shoqërinë e G.K. Kjo e fundit e kontaktuar nga prindërit e adoleshentes së humbur nuk ka dhënë asnjë sqarim.

’Herën e parë kur e kapën, policia e gjeti jashtë në rrugë, të vetme natën. Kohët e fundit kishte ndryshuar sjellje, më kthente përgjigje jo të hijshme. Jam munduar ti rri afër vajzës, por kam qenë në punë të shumtën e kohës. Atë ditë ajo u zgjua dhe më tha se do të ikte në ekskursion me shoqet, por më gënjeu. Kemi bërë disa herë denoncime. Shoqet e saj më kanë thënë se jeton në Tiranë dhe se ka frikë të kthehet. Dy muaj pas humbjes së Ornelës jam takuar me G.K, por ajo nuk më ka dhënë informacion, madje më ka kërcënuar’. 

'Pa Gjurmë' gjatë transmetimit live solli edhe dëshminë e një tjetër vajze, që njihet me adoleshenten e humbur. Duke dhënë një tjetër variant, ajo deklaron se Ornela është ’kapur mat’ nga nëna në dhomën e gjumit me një kushëri dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk don të kthehet. 

’Më ka thënë se ka ikur nga shtëpia, sepse e kishte kapur mami dhe babi me një kushëririn e saj në dhomën e gjumit. Unë e kam parë Ornelën çdo natë tek Sheshi ’Ëilson’ nga ora 18:00-12:00 dhe gjithnjë e shoqëruar me një vajzë me flokë të zeza’-deklaron shoqja e 15-vjeçares 

Nga informacionet e mara është mësuar se adoleshentja të jetë parë në zonën e Astirit, ndërsa ka qenë kliente në një parukeri atje. Emisioni 'Pa Gjurmë' u lidh live me pronaren e kësaj parukerie, e cila pohon se për dy javë rresht 15-vjeçaren e ka patur kliente dhe se nuk ka dijeni ku jetonte ajo.  

’Pasi nëna e floli me mua, ajo erdhi direkt mbas të ëmës dhe unë i dhashë numrin e telefonit, po ajo më pohoi se do të kthehej vetë në shtëpi. Që nga ajo ditë u largua edhe nga parukeria ime dhe nuk erdhi më. Unë e kam parukerinë në Astir, por nuk e di ku mund të jetojë ajo vajzë. Vinte tek unë rregullisht 3 herë në javë, pothuajse dy javë rresht ka bërë shërbime tek unë, por nuk e kam parë më'
 

 

 

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion