Zhdukja misterioze e turkut, në hetim edhe pronari i jahtit luksoz (Detaje)

Policia dhe Prokuroria e Lezhës nisin verifikimet për biznesmenin turk Nedin Akyuz, njëherazi edhe pronari i jahtit luksoz tashmë i bllokuar nga grupi hetimor në portin e Shëngjinit.

Burime pranë Policisë së Shtetit pohuan për Report Tv se pavarësisht dëshmive dhe pretendimeve që biznesmeni ka dhënë për hetuesit të cilat i siguroi ekskluzivisht Shqiptarja.com në lidhje me gjithçka dinte rreth lëvizjeve të kapitenit të jahtit, turkut Sevgin Yavuz si dhe bisedat e fundit që ka pas me të, hetuesit po verifikojnë ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre.

Të njëjtat burime sqaruan se deri më tani nga verifikimet e kryera, por edhe nga të dhënat që grupi hetimor ka siguruar nga policia turke, nuk rezulton se kapiteni Yavuz të ketë precedent penalë.

Ky fakt për hetuesit shton edhe më tej misterin e zhdukjes së të riut turk nga bordi i mjetit që ai drejtonte. Po ashtu, verifikime po kryhen edhe për vërtetësinë e deklarimit që kapiteni kishte kryer në portin e Tivarit në Malin e Zi, se në bord ndodhej i vetëm dhe destinacioni final i tij do të ishte ishulli i Korfuzit në Greqi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhdukeni kte rrac qenesh te peshtire: 11/09/2019 15:52

    Pesti njerezimit mbi Toke ! ptuuuuuuuuuuuuuuuu qenie toxike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën