Kjo godinë e braktisur është një prej shumë godinave që do të rregullohen për kampet e refugjatëve. Në funksion të tyre do të jetë edhe pista e aerodromit që ndodhet një 1 km larg.

Një pjesë e bazës ajrore të Gjadrit, nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të kthehet në vendstrehim për refugjatet e Lindjes.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi projektin, por burimet thanë se puna për ngritjen e kampeve do të nisë shumë shpejt.

Godinat janë brenda rrethimit të zonës ushtarake të Gjadrit, e cila vazhdon të jetë funksionale.

Ndërkohë marrëveshja për refugjatet mes shtetit italian dhe shqiptar është kthyer ne objekt diskutimi mes banoreve të fshatit Gjadër. Ata kanë mendime të ndryshme, por të gjithë kërkojnë që të garantohet siguria pasi shtëpitë janë pranë bazës ushtarake.

‘Katun i qetë jemi këtu. Nëse dinë të qëndrojnë të qëndrojnë!’- tha një qytetar.

‘Deri sa kanë arritur të vijnë deri këtu shteti shqiptar t’i strehojë.’- u shpreh një tjetër.

‘As po as jo se nuk kemi garanci, ata mund të dalin edhe në fshat!’- tha një banor.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, parashikon ngritjen e dy qendrave për refugjatet në Bashkinë e Lezhës. Pika pritëse në portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në strukturen akomoduese të Gjadrit, ku refugjatët do të qendrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.