Zhvendosja e DAR nga Shkodra në Lezhë, Ademi- Ramës: Çmenduri, do bëj gjithçka që të anulohet (VIDEO)

Vendimi i qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra drejt Lezhës është kthyer në temë dite në kryeqendrën e veriut. Mësohet se kryebashkiakja Voltana Ademi i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe kryeministrit Edi Rama që të anulojë këtë vendim, të cilin e ka konsideruar si absurd. 

Në letrën që mban datën 18 prill, Ademi ka argumentuar qëndrimin e saj, ku shkruan se "Bashkia e Shkodrës është një ndër qendrat më të mëdha, me një histori të veçantë në arsim, qytet universitar, me gravitetin më të lartë social, kulturor, ekonomik dhe administrativ në qarkun e Shkodrës dhe në rajon dhe nuk duam ta besojmë që larimi tashmë i dy drejtorive të rëndësishme si ajo për Ujitjen e Kullimin po ashtu edhe drejtorisë për Arkivat, do të pasohet edhe nga largimi i DAR".


Letra drejtuar kryeministrit Rama dhe prefektit Valdrin Pjetri

Gjithashtu, një reagim ka pasur edhe nga ana e këshilltarëve bashkiak, të cilët e kanë cilësuar zhvendosjen e DAR nga Shkodra në Lezhë, si diskriminuese dhe të papranueshme.

VIDEO/Diskutimet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për zhvendosjen e DAR

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu