Hersi Matmuja nuk arrin kualifikimin për natën finale të “Eurosong”. Rrugëtimit të Shqipërisë i ka ardhur fundi në mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Ka përfunduar konkurrimin e saj në natën e parë të festivalit të Eurovision në Danimarkë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Hersi Matmuja.
Nga 16 vende pjesëmarrëse vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë për në fazën tjetër gjysëm finale.
Ajo ka kënduar e gjashta mes garuesve nga shtetet e tjera në këtë kompeticion me këngën "Zemërimi I një nate".
Përveç performancës dhe vokalit të saj spikati edhe tatuazhi me Shqiponjën dykrenare që Hersi kishte në shpatullat e saj.
Të gjitha këngët të cilat prezantohen në edicionin e këtij viti në Eurosong kanë ashtu siçdo vit nga një klip prezantues ku në fund të çdo klipi shfaqet flamuri i shtetit përkatës.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese veten e saj ndërkohë që është xhiruar duke realizuar tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar sic është shqiponja e zezë me dy krerë.
Më pas në skenën e “Eurosong”, Matmuja ka vijuar perfomancën e saj duke dhuruar emocione pafund dhe përmbyllur kështu fazën e parë konkurruese.
Perfomanca e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar menjëherë në rrjetet sociale nga artistë shqiptar dhe jo vetëm duke publikuar foto nga interpretimi i Hersit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
7/2
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3344
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Funksionari i Hamas tregon për Reuters: Ja pse po hezitojmë për marrëveshjen me Izraelin
14 Janar, 20:20