Zhupa akuzon Ramën: Në kundërshtim me kushtetutën, kërkon t’i japë mandat të dytë Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit kërkon t’i japë një mandat tjetër Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Zhupa tha se pavarësisht se mandati aktual i Gjinushit është në Gjykatën Kushtetuese ku pret shqyrtimin, deputetët e PS, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë propozuar ndryshime në projektligj që lejojnë rizgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni.

“Edhe pse mandati i tij aktual është në Gjykatë Kushtetuese dhe pret shqyrtimin; edhe pse zgjedhja e tij në krye të Akademisë nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës se ishte antiligjore;  edhe pse është denoncuar publikisht si pazar që ka në mes shitjen e ish-partisë së Gjinushit për interesat politike të Ramës, prapë Kryeministri nuk ndalet”-tha Zhupa.

Mes të tjerash ajo tha se dy prej akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Baçe, kanë ngritur disa pyetje mbi këtë propozim të bërë nga dy deputetët socialistë, të cilët sipas saj nuk njihen si njerëz të arsimit dhe të shkencës së lartë dhe nuk kanë lidhje me botën akadmike.

“Akademiku Baçe ka ngritur dy pyetje në analizën vjetore të Akademisë së Shkencave në lidhje me kërkesën për ndryshimin e ligjit, të propozuar nga dy deputetë socialist dhe që lejon rizgjedhjen e Gjinushit në krye të institucionit:

1- Shkak për kërkesën e amendimit të ligjit, a u bë shqetësimi vetjak i deputetëve për situatën në Akademi, apo kjo kërkesa u përgatit dhe ju delegua atyre nga kryesia e Akademisë?

2- Nëse kërkesa u delegua nga kryesia e Akademisë, përse ajo nuk u diskutua dhe miratua në asamble, siç e kërkon paragrafi 6 i nenit 11 të ligjit, i cili ngarkon për miratimin dhe ndryshimin e statutit asamblenë, jo kryesinë?

Partia Demokratike e thekson këtë shqetësim dhe paragjykon, me të drejtë, edhe staturën e dy deputetëve propozues të PS, që kanë kërkuar amendimin ligjor. Kjo për faktin se as z. Petro Koçi dhe as z. Ismet Beqiraj nuk njihen si njerëz të arsimit dhe shkencës së lartë, dhe as kanë lidhje me botën akademike”-shtoi deputetja demokrate.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demira: 09/02/2023 14:04

    Po shko moj zhupa mos me tthon naj fjale se sdu me ndy gojen

    Përgjigju
  • titi: 09/02/2023 13:59

    hahahaha o sa budalliqe qe nxjerr nga goja kjo ere

    Përgjigju
  • urim: 09/02/2023 12:17

    o zhupake po leje se sje per ket sport ti

    Përgjigju
  • jaku: 09/02/2023 11:59

    ZHULSIA akuzon Ramen....

    Përgjigju
  • Sifi: 09/02/2023 11:54

    Sa ka mend Skender Gjiushi nuk kane as gjysmen e tij Fuga dhe Bace .Sa per ligjin eshte mire qe Zhupa ta spjegoj si eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot