Zhupa: Vonesa në hapjen e garës për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

Zhupa: Vonesa në hapjen e garës për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

Ina Zhupa

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa shprehu sot shqetësimin për vonesën e hapjes së garës për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Gjatë seancës dëgjimore për buxhetin e RTSH-së për vitin 2025, Zhupa tha se gara nuk është hapur ende edhe pse Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Këshillit Drejtues të RTSH-së në 25 tetor 2024.

“Në 6 shtator ka dhënë dorëheqjen Alfred Peza. Ju keni komanduar Aurora Polo. Këshilli ka një detyrim ligjor për të hapur garën për drejtor të Përgjithshëm. Sot që ne flasim është data 13 nëntor, kanë kaluar dy muaj me komandim ndërkohë që Këshilli nuk ka deklaruar asnjë mbledhje për të hapur garën njëherë”, tha Zhupa.

Zhupa theksoi se më 25 tetor të muajit të kaluar, Kuvendi ka nisur një letër ku ka lënë një afat 30-ditor për të hapur garën për Drejtor të Përgjithshëm.

“Ne do të miratojmë buxhetin për ju dhe ligjshmëria juaj është shumë e rëndësishme. Kush do të jetë ai që do të menaxhojë këto fonde?”, pyeti Zhupa.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo u shpreh se në mbledhjen e datës 1 dhjetor, Këshilli do të diskutojë për hapjen e garës për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ai ftoi Zhupën dhe anëtarët e Komisionit të Medias të jenë prezentë në këtë mbledhje

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Opinioni i ‘Venecias’ për Xhaçkën, deputeti Sula-PS: Halli i madh i detyron që ta lexojnë si fitore edhe shuplakën e komisionit

Opinioni i ‘Venecias’ për Xhaçkën, deputeti Sula-PS: Halli i madh i detyron që ta lexojnë si fitore edhe shuplakën e komisionit