TIRANË- “Djemtë gazmorë” titullohet vepra premierë, që do të çelë stinën artistike në skenën e teatrore të Teatrit Kombëtar të Komedisë, i cili tashmë ka marrë emrin Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Vepra e njohur e autorit amerikan Neil Simon vjen në skenën teatrore me regji nga Sulejman Rushiti, i cili për këtë komedi dramatike siç pohon dhe vetë ka zgjedhur aktorë të njohur të skenës shqiptare, por dhe emra të rinj.
Aktorët e njohur Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti vijnë këtë herë në skenë si Will Klark dhe El Ljuis, dy personazhet kryesorë të veprës, por kastit të aktorëve i shtohen dhe
emrat e Elia Zaharias me rolin e mbesës së Will, Albana Koçaj Sançollit me rolin e infermieres, Genti Deçka si asistent regjisor i veprës dhe Nigda Dako si infermierja në
skeç, pasi vepra është një teatër brenda teatrit.
E prodhuar në Brodeuj në vitin 1972, “Djemtë gazmorë” njeh disa përshtatje për ekran dhe televizion.
Regjisori nga Maqedonia në përvojën e parë me skenën në Tiranë beson tek ky lloj teatri që bashkon fjalën, aksionin që të çojnë te leximi i psikologjisë së tjetrit.
Premiera që pritet brenda dy javësh, i bën dhe një homazh Kujtim Spahivoglit emrit e të cilit do të mbajë Teatri i Komedisë kur zyrtarisht të bëhet Studio Eksperiementale.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com