Zhvendoset landfilli i Roskovecit
Bufi: Larg zonave të banuara

Zhvendoset landfilli i Roskovecit<br />Bufi: Larg zonave të banuara
Së shpejti do të nis puna për ndërtimin e një vend depozitimin për hedhjen e mbeturinave.
 
Bashkia e Rockovecit njofton se ka një projekt konkret për ndërtimin e tij dhe se së shpejti do të vihet në zbatim.Vendi ku hidheshin mbetjet ka qenë shumë problematike dhe për këtë banorët e zonës shpesh janë ngritur në protesta.
 
 Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi ka dhënë detaje në lidhje me projektin. Sipas saj vendi ku do të bëhet ky landfillë është në një sipërfaqe prej 1,5 hektar dhe njihet me emrin kodra e Kumanit.
 
“Sipas stufimit që kemi ërë ne si Bashki, vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar një gropë të re ekologjike është në zonën e kodrës, sipër në Kuman ku plotësohen edhe kriteret teknike edhe kriteret urabe sepse jemi jashtë zonës së banuar. Për këtë projekt kemi kaluar studimin e vizibilitetit në Këshillin e Bashkisë dhe në kohën më të shpejtë të mundur ne të bëjmë zbatimin e këtij projekti për të larguar përfundimisht mbetjet nga Marinza dhe për t’i çuar ato në vendgrumbullimin e ri”, u shpreh Bufi.
 
Sipas kryetares, projekti për ndërtimin e këtij objekti kap shifrën prej 65 milion lekë dhe për këtë është kërkuar mbështetje nga Ministria e Ekonomisë pasi një fond i tillë është i papërballueshëm nga fondet e bashkisë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla