Dy ditë përpara se opozita të dalë në shesh, ku PD-ja ka nisur takimet intensive me mbështetës në qytete të ndryshme në Shqipëri.

Megjithatë, për një moment, vëmendja ka kaluar nga protesta tek sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi. Ai është surprizuar nga mbështetësit në Elbasan në ditëlindjen e tij. Simpatizantët i kanë uruar ditëlindjen me një tortë e cila na tregoi edhe moshën e Bardhit. Ai mbushi 33 vjeç.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ka siguruar videon e kësaj surprize.